Përgjigje ndaj deputetit të PS/ 'Ministria e Drejtësisë, zero rol në Reformën në Drejtësi'

Përgjigje ndaj deputetit të PS/ 'Ministria e Drejtësisë, zero rol në Reformën në Drejtësi'

19:18, 22/02/2020
A+ Aa A-

Sekretari për Marrëdhënit Ndërkombëtare në LSI, Eriol Braimllari, përmes një reagimi në Facebook shprehet se, ministria e Drejtësisë nuk ka asnjë rol në Reformën në Drejtësi.

Në përgjigje të deputeti socialist Ervin Bushati, Braimllari shprehet se, "Ministrja e Drejtësisë është njeri kyç i reformës në Drejtësi" përbën një gënjeshtër të madhe por tregon dhe dëshirën e madhe për ta kapur drejtësinë.

Sipas Braimllarit, ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj nuk e shpëton dot njeri nga përgjegjësia e falsifikimit dhe mashtrimit në shërbim të kapjes së Gjykatës Kushtetuese nga Edi Rama.

Postimi i plotë i Eriol Braimllarit:

Ministria e Drejtësisë ZERO rol në Reformën në Drejtësi.

Mesazhi i propagandës qeveritare se "Ministrja e Drejtësisë është njeri kyç i reformës në Drejtësi" përbën një gënjeshtër të madhe por tregon dhe dëshirën e madhe për ta kapur drejtësinë.

Deputetin Ervin Bushatin nuk e ka njoftuar njeri se ç'është Reforma në Drejtësi e miratuar në 21-22 Korrik 2016. Reforma u bë për të hequr çdo lloj influence të qeverisë mbi drejtësinë. Ndaj dhe Ministrisë së Drejtësisë në të kundërt të asaj që thotë Bushati, nuk ju dha as një rol, madje ju hoqën të gjitha kompetencat mbi pushtetin gjyqësor.

Qeveria e Edi Ramës duhet të mbajë larg duart nga drejtësia. Ministren e Drejtësisë nuk e shpëton dot njeri nga përgjegjësia e falsifikimit dhe mashtrimit në shërbim të kapjes së Gjykatës Kushtetuese nga Edi Rama.

SPAK të mos rrijë më duarlidhur. Shkelësit e ligjit si Ministrja Gjonaj i ka përpara syve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco