Dëmet në 'Air Albania'/ Rama: Këta lloj katërkëmbëshash të mbyllen pas hekurave

Dëmet në 'Air Albania'/ Rama: Këta lloj katërkëmbëshash të mbyllen pas hekurave

18:51, 22/02/2020
A+ Aa A-

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar për dëmet e shkaktuara në stadiumin kombëtar, Air Albania, nga tifozeritë e Kukësit dhe Tiranës. Pas reagimeve të dy klubeve, si dhe të zv. Kryeministrit, Erion Braçe, ka reaguar dhe kreu i qeverisë, i cili i ka krahasuar këta tifozë me katërkëmbësha, ose e thënë shqiptarçe, me kafshë!

“Uroj që një orë e më parë, këta lloj katërkëmbëshash të mbyllen pas hekurave që zgjaten deri në tavan dhe të ndalohen përgjithnjë të hynë në stadiumet tona, bash ashtu siç e parashikojnë NENET E REJA të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë KUNDËR DHUNËS NË SPORT!“, shkruan Rama në një postim të tijin në Facebook.

Image

Ditën e sotme reagoi edhe Federata Shqiptare e Futbollit, që gjithashtu kërkoi nxjerrjen para përgjegjësisë së autorëve. 

Në deklaratën e postuar nga Federata thuhet se janë dëmtuar 164 stola, ku 145 nga tifozët e Tiranës dhe 19 nga ata të Kukësit. 

Thuhet se janë video dhe foto të personave që kanë bërë këtë dhe do ia u paraqesin ato policisë për të marrë masat.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco