Ndeshja e Partizanit të Ramës, tifozët me pankarta për naftëtarët grevistë

Ndeshja e Partizanit të Ramës, tifozët me pankarta për naftëtarët grevistë

17:56, 22/02/2020
A+ Aa A-

Pas thirrjeve “Rama ik” në ndeshjen mes Tiranës dhe Kukësit, edhe sot stadiumi “Air Albania” është shndërruar në qendrën e revoltës qytetare.

Disa tifozë, gjatë pjesës së pare të ndeshjes Partizani-Bylis, kanë shpalosur disa pankarta në mbështetje të grevës së urisë të naftëtarëve të Poçemit.

"Me naftëtarët e Ballshit", lexohet në pankartë. 

    14 punonjësit e stacionit të pompimit të ujësjellësit dhe nënstacionit elektrik të Poçemit kanë hyrë në ditën e 9 të grevës së urisë për 27 pagat e prapambetura.

    Një nga organizatorët e grevës, thotë se kanë nisur negociatat me përfaqësues të institucioneve por nëse nuk kalojnë tre nga pagat e prapambetura nuk do të tërhiqen nga greva e urisë.

    Uzina e Ballshit ka ndaluar punimet prej 6 muajsh dhe për pasojë 800 punonjës kanë mbetur të papunë që nga shtatori i vitit 2019. /A.R, Syri.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco