Gazetari rrëzon propagandën e qeverisë: Asnjë kontroll në Rinas, pasagjerët kalojnë pa u pyetur

Gazetari rrëzon propagandën e qeverisë: Asnjë kontroll në Rinas, pasagjerët kalojnë pa u pyetur

17:43, 22/02/2020
A+ Aa A-

Pas lajmit se dy persona kanë ndërruar jetë në Itali nga koronavirusi, është ngritur alarmi edhe në vendin tonë për rrezikun ndaj këtij virusi vdekjeprurës.

Ministria e Shëndetësisë ditën e sotme njoftoi se ka shtuar masat në pikat kufitare, dhe kryesisht ka dyfishuar kontrollet në aeroportin e Rinasit dhe se është ngritur një karantinë.

Por nga një vëzhgim në Fax Neës në aeroportin e Rinasit, gazetari Sokol Dema nuk u lejua që të filmonte karantinën që pretendon ministria se e ka ngritur në Rinas.

Ndërkohë në një lidhje direkte për Fax Neës nga Kina gazetari Edison Myrteza deklaroi se asnjë shtetas shqiptar nuk është ndaluar për t’u kontrolluar në plotësimin e formularëve apo kontrollin e temperaturës në Rinas pasi ka ardhur nga Kina.

“Asnjë pasagjer shqiptar, “nuk e di për të huajt”. Madje ata ma konfirmojnë personalisht se jo vetëm që nuk kanë plotësuar asnjë formular, por nuk janë ndaluar aspak as për t’u pyetur nga punonjësit e shëndetësisë atje. Thjesht pasi kanë bërë kontrollin e pasaportës dhe më pas janë larguar pa pikën e problemit dhe pa i shqetësuar njeri fare. Kështu që të gjitha ato që thonë nga Ministria dhe Rinasi janë gënjeshtra.”- deklaroi gazetari.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco