Vari veten në qeli për 12 mijë lekë të vjedhura/ Ish-deputetja: Rama mban kriminelët në qeveri, mbush qelitë me hallexhinj

Vari veten në qeli për 12 mijë lekë të vjedhura/ Ish-deputetja: Rama mban kriminelët në qeveri, mbush qelitë me hallexhinj

17:34, 22/02/2020
A+ Aa A-

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Izmira Ulqinaku, ka reaguar në lidhje me ngjarjen e ndodhur në burgun 313 në Tiranë, ku një 43 vjeçar vari veten në kushtet e depresionit pasi po vuante dënimin për një vjedhje prej 12 mijë lekësh të vjetra që kishte kryer.

Ulqinaku shkruan se Rama: Kriminelët i mban në qeveri e bashki, ndërsa mbush qelitë me hallexhinj’

‘Ndërkohë që Edi Rama me sistemin e tij privat të drejtësisë mbush qelitë e burgjeve me hallexhinj; trafikantët, përdhunuesit dhe kriminelët e vërtetë, bëhen ministra, deputetë e kryetarë të bashkive.

Është koha e maskarenjve ku për vjedhjen e 12 mijë lekëve të vjetra mbahet në burg kryefamiljari, i cili për muaj ka pritur dënimin në qelinë, ku nën presionin e opinionit dhe i mbërthyer nga ankthi e depresioni, dje ka bërë vetvrasje.

Këtë herë viktima e sistemit të kalbur kriminal të Edi Ramës quhet Bilbil Hasani. Nuk duhen harruar edhe shumë raste të ngjashme në këto 7 vite, ku kryefamiljarë të shumtë i kanë dhënë fund jetës nga pamundësia ekonomike e pagesës së tarifave të energjisë elektrike.

Ndërkohë, Saimir Tahiri i akuzuar për trafik ndërkombëtar droge, shijon lirinë dhe hetohet në gjendje të lirë.

Kriminelët e vërtetë të Shqipërisë janë pasuruar nga Edi Rama dhe është e pamundur të dënohen derisa ai të jetë Kryeministër. Saimir Tahiri, Fatmir Xhafaj, Vangjush Dako, Arben Ndoka, Armando Prenga, etj, me në krye Edi Ramën, janë të lirë dhe po shijojnë paratë e pasuritë e vëna nga korrupsioni, krimi e droga. Janë këto kriminelë që e sollën Ramën në pushtet dhe jo vota e lirë, prandaj politika e tij është t'i varfërojë e t'i shtypë shqiptarët e zakonshëm e të pamundur, sepse i blen më lehtë kur ka zgjedhje.

Në burg duhet ta kenë vendin kriminelët e vërtetë, ato që çdo ditë vjedhin shqiptarët, dhe jo hallexhinjtë të cilët mundohen të mbijetojnë dhe luftojnë për kafshatën e bukës! Edi Rama ka dështuar! #ramaik’

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Tajar Lako22/02/2020 17:44

Po nxjerr dhe vrasesit nga burgu. Kurse babai i 4 femijeve var veten. Sigurisht qe 4 jetimet tani duhet ti taloje me lristjano ronaldon se keshtu ja hedh paq... vaj me det mjere ku vend...

Shto koment

Denonco