Ministrja që bën si aktiviste

Ministrja që bën si aktiviste

16:58, 22/02/2020
A+ Aa A-

Pas Ramës dhe Besa e shqetësuar për daljen e të vërtetës tronditëse të dhunës e abuzimit seksual në shkolla, sulmon median dhe me gjuhën e tij i etiketon ato si kazan mediatik.

Nga e akuzuar kërkon të shndërrohet papritmas në akuzuese. Nga përgjegjëse e fajtore për situatën, kërkon të marrë pozicionin e aktivistes dhe luftëtares për të drejta të munguara. Vetëm e vetëm për të shmangur përgjegjësinë që ajo ka.

Kjo e revoltuara e ditës, për mënyrën e zbulimit të detajeve nga media të rastit të Fierit, vallë e harroi Elisën në rastin e Kavajës që bëri publike identitetin e minorenes së abuzuar nga bashkëmoshatarët?!

Mos e harro Besa që Elisa atje shkoi me regji të medias kryeministrore ERTV. Apo kjo nuk është kazan për ty?!
Pse nuk u revoltove kaq shumë atëhere, pasi mbaje dhe postin e zv/ministres?!

Në vend që të merret me fenomenin skandaloz të përhapur në mënyrë shqetësuese dhe për shkak të paaftësisë së dikasterit që ajo drejton, Besa merret me mënyrën se si duhet të ndërtohet lajmi. A thua është ministrja e mediave dhe jo e arsimit?!

Në vend që të fshihet pas deklaratave të tilla në dritaret e FCB, Besa duhet të largohet një orë e më parë, siç i është kërkuar nga opinioni bashkë me paaftësinë e saj abuzuese, nga dera e asaj ministrie së cilës ende nuk i ka mësuar misionin.

Nëse mediat kanë kaluar apo jo kompetencën ligjore në shpalljes e së vërtetës tronditëse është AMA ajo që vendos jo Besa. Por Besa, AMA-n aneks të qeverisë e ka, pse bën më kot të lënduarën dhe shpërndan tym?!

Rasti i Fierit nuk është rrufe në qiell të pastër. Rrufe në qiell të pastër është sulmi që Besa i bën medias për të shpëtuar veten.
Vetëm dy javë më parë i njëjti emision, denoncoi rrjetin e prostitucionit të lokaleve dhe hoteleve pranë shkollës së mesme “Ibrahim Rugova”, ku ishin të implikuar dhe nxënës dhe ku droga në shkollë ishte sheshit.

Asnjë reagim nga Ministria dhe nga Besa. As në FCB-në e preferuar.

Prandaj ik më mirë Besa si Ministre! Bëhu aktiviste! Dhe në reagimin tënd si aktiviste unë do besoja vërtet në sinqeritetin e deklaratave të tua. Si Ministre le shumë për të dëshiruar!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco