Ishte në stadiumin e Peshkopisë/ Ja si vdiq kryebashkiaku i Rrogozhinës

Ishte në stadiumin e Peshkopisë/ Ja si vdiq kryebashkiaku i Rrogozhinës

16:31, 22/02/2020
A+ Aa A-

Ka ndërruar jetë krejt papritur, në moshën 51-vjeçare, kryetari i Bashkisë së Rrogozhinës, Haxhi Memolla.

Ai kishte shkuar në Peshkopi për parë ndeshjen e qytetit të tij, Egnatia, përballë Korabit vendas.

Gjatë pushimit të ndeshjes, Memolla shtë ulur në kafe me kreun e bashkisë së Dibrës ku ka shfaqur probleme shëndesore. Ai është dërguar me urgjence në spital, por nuk ka mundur të mbijetojë.

Nga të dhënat paraprake mësohet se Memomalla ka pësuar infarkt të miokardit.

Ai u zgjodh në krye të bashkisë së Rrogozhinës nën siglën e PS-së në votimet monopartiake të 30 qershorit 2019.

Më herët ai ka mbajtur postin e nënkryetarit në këtë bashki. 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco