Ndahet nga jeta kryebashkiaku i Rrogozhinës

Ndahet nga jeta kryebashkiaku i Rrogozhinës

15:44, 22/02/2020
A+ Aa A-

Është ndarë në mënyrë të papritur nga jeta kryetari i Bashkisë së Rrogozhinës, Haxhi Memolla.

Infarkti i ka marrë jetën kryebashkiakut të Rrogozhinës ne moshen 52-vjeçare.

Memolla kishte shkuar në Peshkopi për parë ndeshjen Korabi-Egnatia.

Gjatë pushimit të ndeshjes, ai është ulur në kafe me kreun e bashkisë së Dibrës ku ka shfaqur probleme shëndesore. Ai është dërguar me urgjence në spital, por nuk ka mundur të mbijetojë.

Memolla i zgjedhur nga PS-ja, mori këtë detyrë pas 30 qershorit, kur u zhvilluan edhe zgjedhjet monopartiake.

Më herët këtë detyrë e mbante, Beqir Nuredini i zgjedhur nga PDIU-ja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco