Mjeku i njohur jep alarmin: Koronavirusi afĂ«r, nĂ« QSUT koncesionari nuk ka sjellë 

Mjeku i njohur jep alarmin: Koronavirusi afĂ«r, nĂ« QSUT koncesionari nuk ka sjellë 

14:57, 22/02/2020

Nga Edvin Prifti-Shefi i Kardiologjisë

Vdekjet e para të shënuara në Itali nga infeksioni i koronavirusit na bëjnë të ndjehemi akoma edhe më afër ndaj ngjarjeve të cilat mund të jenë shkatërrimtare për njerëzit dhe popullin tonë.

Masat drakoniane që janë marrë në vendin e origjinës të këtij infeksioni viral dhe që po shoqërohen me masa akoma edhe më të ashpra në vendet pranë duhet të na bëjnë të mendojmë akoma edhe më seriozisht se si duhet të përgjigjemi në këto kushte.

Mendoj që gjithmonë ka momente relaksi dhe llafesh, proklamatash, por kur ndodhemi përballë fataliteteve të mundshme duhet një seriozitet i jashtëzakonshëm dhe profesionalizëm i çdo strukture.

E para diagnostikimi në kohë rekord:

Dje po interesohesha dhe mu tha nga njĂ« prej specialistĂ«ve tanĂ« mĂ« tĂ« mirĂ« tĂ« sĂ«mundjeve infektive, qĂ« ‘real time PCR’ me kitet e koronavirus Ă«shtĂ« kĂ«rkuar nga laboratori i mikrobiologjisĂ« nĂ« QSUT dhe nuk Ă«shtĂ« realizuar pasi PPP nuk e parashikon.

Sigurisht që dikushi do justifikohet që kjo është një emergjencë dhe e re! Pikërisht këto raste duhet të parashikohen në çdo rast. Pra justifikimi është i pajustifikueshëm. Atëherë unë them që zotërinj- këtu ndodhemi përballë një çështje të sigurisë kombëtare.

Unë nuk e di se çmund të konsiderohet tjetër gjë brenda nocionit të sigurisë kombëtare. Dhe në këto kushte dikush mund të ketë paturpësinë të kthejë një përgjigje të tille. Nga ana tjetër ne si universitet na duket një gjë normale kjo?! Nëse kjo PPP reagon në këtë mënyrë atëherë pa dyshim që duhet rishikuar pasi është totalisht e padrejteë dhe aspak shkencore, bllokon hulumtimin që në pikënisje dhe rrezikon dhe cënon jetën.

Kur i mohohet të vetmes qendër universitare hulumtimi dhe diagnostikimi?!

Atëherë kush do ta bëjë? Dikushi më tha se mund të diagnostikohet në Institutin e Shëndetit publik. Kjo është gjë shumë e mirë, po si mund të mohohet diagnostikimi ne QSUT.

E dyta: karantina

AsgjĂ« nga fronti i lindjes. Nuk dimĂ« se si, ku, nĂ« ç’kushte. Mos na duket çudi, pasi mund tĂ« jetĂ« secili prej nesh kandidat pĂ«r nĂ« karantinĂ« dhe mendoj qĂ« njerĂ«zit duhet tĂ« jenĂ« nĂ« dijeni tĂ« gjithçkaje.

E treta: trajtimi

KĂ«ta te sĂ«murĂ« nĂ« fund tĂ« tyre kanĂ« nevojĂ« pĂ«r ventilim mekanik tĂ« drejtuar ose oksigjenim artificial. PĂ«rsa i pĂ«rket ventilimit mekanik, nĂ« ShqipĂ«ri ne kemi vetĂ«m 140 ventilatorĂ« mekanike, kĂ«tu pĂ«rfshirĂ« edhe strukturat private qĂ« do tĂ« thotĂ«, qĂ« sikur t’jua mohojmĂ« ventilimin mekanik gjithĂ« tĂ« sĂ«murĂ«ve tĂ« tjerĂ« atĂ«herĂ« vendi ynĂ« mund tĂ« trajtoje vetĂ«m 140 tĂ« sĂ«murĂ« njĂ«kohĂ«sisht. Oksigjenimi artificial qĂ« ka tĂ« bĂ«jĂ« me njĂ« aparat tjetĂ«r qĂ« quhet Extracorporeal membrane oxygenator ose ECMO tĂ« cilin kemi vite qĂ« e kĂ«rkojmĂ« me ngulm nĂ« kardiokirurgji, por sidomos pas epidemisĂ« se H1N1 si e vetmja alternative pĂ«r tĂ« mbajtur nĂ« jetĂ« kĂ«ta tĂ« sĂ«murĂ«, nuk ka asnjĂ« aparat tĂ« tillĂ« nĂ« ShqipĂ«ri.

Afërsia me Lombardinë, shkëmbimet ne njerëz dhe mallra me Italinë na shtyn qe duhet menduar seriozisht për përballjen me koronavirusin. Dikush mund të thotë që nuk duhet bërë panik. Mbase kjo mund të vlente para një muaji kur ngjarja ishte larg dhe efekti nuk dihej, por tashti me duket infantile totalisht çdo justifikim ne kuadrin e mos përhapjes së panikut.

Tek e fundit nĂ« njĂ« lufte duhet tĂ« shkojmĂ« tĂ« pĂ«rgatitur. Nuk mund tĂ« sillemi sikur Ă«shtĂ« njĂ« gjĂ« larg nesh. Çdo njeri prej nesh, politikanĂ«, biznesmenĂ«, ambasadorĂ«, ministra dhe deputetĂ«, por veçanĂ«risht personeli shĂ«ndetĂ«sor mund tĂ« jenĂ« tĂ« infektuarit e radhĂ«s. Nga 29 tĂ« infektuar nĂ« Itali, 5 janĂ« personel shĂ«ndetĂ«sor.

Dhe pa dyshim që personeli shëndetësor në vendin tonë nuk do ta meritonte aspak një risk të ri te shtuar.

Domine Quo Vadis?!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco