Në Shqipëri më të shumtë ata që dalin në ekran, se ata që dëgjojnë!

Në Shqipëri më të shumtë ata që dalin në ekran, se ata që dëgjojnë!

14:04, 22/02/2020
A+ Aa A-

Nga Kim Mehmeti.

Në Shqipëri ke përshtypjen se më të shumtë janë ata që dalin në ekranet televizive, se ata që dëgjojnë. Pra të duket se ka kush flet e shpjegon, por jo edhe kush dëgjon. Andaj edhe mëmëdheu i ngjanë shtëpisë të cilën hajduti e mbron nga vjedhësit. Dhe ku ka diçka që ecën përpara e rritet, që i ka tejkaluar përmasat e patriotizmit të Rilindësve tanë që bënë shtet e mbrojtën shqiptari: papërgjegjësia dhe pandjeshmëria e “Rilindësve” të Piktorit ndaj popullit dhe ndaj Shqipërisë!

Në Kosovë flasin vetëm ata që ka nevojë t’i dëgjojë ai që i paguan. Andaj edhe populli s’ka si e kupton pse politikanët shqiptarë, edhe pse të një gjaku etnik, janë aq grindavecë e mos bashkëpunues mes veti: sepse ata janë vëllezër, por kuletat që i mbushin me hajni, nuk janë motra!

Te shqiptarët e Maqedonisë, ku në çdo lagje ke nga pesë doktorë shkencash, ka kush dëgjon por jo edhe kush dinë të flet. Andaj, dy dekada me radhë, i sundon BDI-ja dhe, orator më i mire i tyre është kryetari i kësaj partie, ai i cili ua realizoi të drejtën që pasi të hanë dajak ‘maqedonisht”, të qajnë 'shqip'. .

Por sidoqoftë, ka diçka që i bënë të ngjashme gjitha “Shqipëritë” tona: ato u ngjajnë ‘inkubatorëve’ ku rriten fëmijët që ne i lindim, e të cilët pastaj ia ‘shesim’ perëndimit. Andaj edhe e ke përshtypjen se vendeve Perëndimore u përshtatet që ‘Shqipëritë” tona të jenë të pabanueshme dhe në duart e hajdutëve, sepse vetëm kështu ato mbeten kopshte ku dihet kush i mbjell, por jo kush i këput dhe kush u merr erë luleve! 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco