VIDEO/ Sulmohet me vezë zv/kryeministri i Kosovës

VIDEO/ Sulmohet me vezë zv/kryeministri i Kosovës

12:29, 22/02/2020
A+ Aa A-

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti është sulmuar me vezë sot afër ndërtesës së qeverisë.

Arsyeja ishte ‘Heqja e taksës’.

Personi që e sulmoi padyshim se është përkrahës i partive opozitare.

Pas sulmit ka reaguar dhe LDK-ja.

‘Sulmi i sotëm ndaj zëvendëskryeministrit të Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti është një akt i ulët, i papranueshëm dhe i dëmshëm për proceset vendimtare politike nëpër të cilat po kalon vendi ynë’, thuhet në reagim.

Ndër të tjera thuhet se kthimi në vitin 2015-2016 për të bllokuar proceset shtetformuese është i papranueshëm.

 ‘Është i papranueshëm kthimi i shoqërisë sonë në sulme të këtilla, njësoj si në vitet 2015-2016, me qëllim stagnimin dhe bllokimin e proceseve shtetformuese që i kemi ndërtuar në partneritet me miqtë tanë ndërkombëtar. Kosova ka nevojë për qetësi, maturi dhe unitet në politikbërje dhe udhëheqje të vendit’, përfundon reagimi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco