Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës

EKSKLUZIVE/ SYRI.net e paralajmëroi në 2018, rikthimin e Shqipërisë në listën gri

EKSKLUZIVE/ SYRI.net e paralajmëroi në 2018, rikthimin e Shqipërisë në listën gri

12:12, 22/02/2020
A+ Aa A-

Në nëntor të vitit 2018 SYRI.net publikoi një raport ekskluziv të Këshillit të Europës, i cili paralajmëronte futjen e Shqipërisë në listën gri të pastrimit të parave.

Raporti i përpiluar nga Komisioni i Ekspertëve për Vlerësimin e Masave kundër Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit, që ndryshe njihet si Moneyval, konstatonte se Shqipëria kishte 54 defekte të mëdha strategjike në kuadrin rregullator për parandalimin e pastrimit të parave.

Ishte koha kur në ekonominë shqiptare vërshonin masivisht paratë e drogës, duke e kthyer vendin në një qendër rajonale të pastrimit të parave.

Pas publikimit të raportit, Këshilli i Europës e futi Shqipërinë në listën e vendeve nën mbikëqyrje të thelluar për pastrim parash dhe i la qeverisë shqiptare një vit kohë për të zgjidhur 54 mangësitë strategjike të konstatuara në terren për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.

Në dhjetor të vitit të kaluar, pasi ishte përmbushur afati, Këshilli i Europës mori në shqyrtim masat e marra nga Shqipëria. Vendimi ishte unanim.

Shqipëria nuk i kishte plotësuar rekomandimet e raportit të 2018-ës dhe vazhdonte të ishte një vend me risk të lartë për pastrim parash.

Rrjedhimisht Këshilli i Europës e futi në listën e vendeve gri të pastrimit të parave, bashkë me Bahamasin, Barbados, Kamboxhia dhe  shumë narkoshtete të tjera.

Image

Shkrimi i 25 nëntorit 2018 në SYRI.net

EKSKLUZIVE/ KE vendos Shqipërinë nën hetim për pastrim parash

Rritja galopante e parave nga trafiqet e drogës dhe burimet e tjera kriminale e kanë shtyrë Këshillin e Europës ta vendosë Shqipërinë nën mbikëqyrje të rreptë për pastrim parash.

SYRI.net publikon dokumentet ekskluzivë që tregojnë se në korrik të këtij viti, Komisioni i Ekspertëve për Vlerësimin e Masave kundër Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit e ka vendosur Shqipërinë në listën e vendeve nën vazhdim të thelluar. Në verën e këtij viti, Këshilli i Europës kishte programuar të publikonte raportin e radhës për situatën e pastrimit të parave në Shqipëri.

Ekspertët që punuan në terren kishin përgatitur dhe draftin final të raportit, por gjatë seancës shumë anëtarë të Komisionit Moneyval në Strasburg, kanë shprehur rezerva dhe nuk kanë dhënë dakortësinë për raportin final. Edhe pse delegacioni shqiptar ka kërkuar që vlerësimi i Shqipërisë të ishte pozitiv, shumë antarë të komisionit kanë shprehur kundërshtim. ‘Sipas rregullit 23 të Moneyval Shqipëria u vendos në mbikëqyrje intensive dhe ju kërkua të raportojë sërish në Seancën e fundit plenare që Moneyval do të mbajë në vitin 2019,’ thuhet në minutat e mbledhjes së Komitetit, të siguruara nga SYRI.net.

Por çdo të thotë mbikëqyrje e thelluar? Sipas rregullave të Moneyval, zyrës së posaçme të KE që vlerëson çdo vend për masat kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, një shtet vendoset në mbikqyrje të thelluar, kur ka renditje negative në 8 ose më shumë elementë vlerësues në parandalimin e pastrimit të parave. Po kështu, gjatë seancës Komisioni i Ekspertëve mund ta vendosë një vend në statusin e mbikëqyrjes së thelluar kur vëren se qeveria nuk ka adresuar siç duhet një numër të lartë të dobësive prioritare.

Raporti i fundit i vlerësimit nga Moneyval për Shqipërinë i përket vitit 2011. Në atë vit Shqipëria shënoi progres të madh në luftën kundër pastrimit të parave dhe u hoq nga lista e vendeve me risk të lart për pastrim parash dhe financim terrorizmi. Rikthimi në statusin e vendeve nën vazhdim që Këshilli i Europës ka vendosur tre muaj më parë për Shqipërinë, vjen pas rritjes galopante të kultivimit dhe trafikut të drogës, veçanërisht në vitet 2015-2016. Në këtë periudhë Shqipëria u shndërrua në burimin kryesor të kanabisit në Europë duke qenë furnitori kryesor i tregjeve europiane. Por veç prodhimit të hashashit, sipas departamentit të shtetit, grupet kriminale në Shqipëri janë duke trafikuar masivisht edhe drogëra më të forta si kokaina apo heroina drejt tregjeve të Bashkimit Europian.

Pjesa dërrmuese e të ardhurave nga këto trafiqe kanë hyrë masivisht në Shqipëri duke u investuar në aktivitete të ligjshme, çka është shoqëruar edhe me rënien e ndjeshme të euros ndaj lekut.

Bumi i parave të jashtëligjshme që kanë mësyrë në ekonominë shqiptare si dhe paaftësia e institucioneve për të parandaluar pastrimin e tyre duket se e kanë shtyrë Këshillin e Europës ta vendosë Shqipërinë në listën e vendeve nën vëzhgim të thelluar.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari22/02/2020 15:56

Se cfare MUTI po gatuhet ne Shqiperi ne te gjitha nivelet e qeverise, ne institucionet e shtetit dhe te administrates publike, ne bashkite rilindase, qysh me ardhjen ne pushtet te bandes se sektit sorrosian RILINDJA + G99 (PS vdiq qysh ne 2005! U prehte ne paqe!!!), kete e dime te gjithe ne shqiptaret. Por ajo qe po me habit dhe me tmerron me shume eshte qendrimi syqorrazi dhe veshe-shurdher i komunitetit te korruptuar nderkombetar dhe perfaqesive te tyre diplomatike ne Tirane, i BE por me kryesorja e SHBA. Pyes veten: Vertete satrapo-sulltani Rama paska kaq shume aftesi sa ti qelbi dhe ti infektoje te gjithe me llumin e tij?????!!!!!! Apo bota qenka kaq shume e korruptuar sa po ushqehet me parate e qelbura te krimit shqiptar???!!!!!!

Shto koment

Denonco