Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Presidenti, sërish thirrje popullit: Vetëm me flamuj kuq e zi dhe këto mesazhe

Presidenti, sërish thirrje popullit: Vetëm me flamuj kuq e zi dhe këto mesazhe

12:09, 22/02/2020
A+ Aa A-

Presidenti i Republikës Ilir Meta i ka drejtuar një thirrje të dytë qytetarëve që do t’i bashkohen në mitingun popullor më 2 mars në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Kësaj radhe, për mesazhet që do të përcillen.

“Të dashur qytetarë! – shkruan Meta. - Në manifestimin historik të 2 marsit ju ftoj të gjithëve t'u përmbahemi vetëm këtyre mesazheve:

Për Kushtetutën! Për Shqipërinë! Jo grushtit të shtetit! Jo shpopullimit! Të gjithë të barabartë para ligjit!

Dhe meqënëse jemi kthyer 30 vjet pas, le ta degjojë e gjithë bota mesazhin e shqiponjave: Liri - Demokraci! E duam Shqipërinë si gjithë Europa! Ju ftoj të vini vetëm me flamuj kuq e zi! Ju përshëndes të gjithëve me këtë foto të jetës time!”

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco