Kirurgu i njohur, Ramës: Kam bërë 10.000 operacione, t’i tregon vegla të ndryshkura?!

Kirurgu i njohur, Ramës: Kam bërë 10.000 operacione, t’i tregon vegla të ndryshkura?!

21:04, 21/02/2020
A+ Aa A-

Ish-ministri i Shëndetësisë dhe kirurgu i njohur, Arben Beqiri i është përgjigjur kryeministrit Rama dhe ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manasterliu në lidhje me gjendjen e shëndetësisë dhe pajisjeve spitalore.

Në konferencën “Sfidat dhe zgjidhjet në shëndetësi” të organizuar nga fondacioni Konrad Adenhauer, Beqiri kujtoi se shëndetësia në vend nuk lindi në kohën kur në qeverisje erdhi e majta.

“Të dëgjosh kryeministrin që në vitin 2019 apo 2020 të demonstroj vegla të ndryshkura, duke injoruar çdo gjë që është bërë më përpara do të mjaftonte t’i kujtoja që deri ditën që ai flet, vetëm unë që jam një prej kirurgëve kam bërë mbi 10.000 ndërhyrje me laparoskopi.

Që janë një teknologji shumë e lartë e futur në Shqipëri që në vitin 1995. Ta quajmë injorancë? Do të thoja është pak. Por injorancë, apo keqdashje, apo abuzim me fondet publike është kur në vitin 2020 t’i blen pajisje për sallën më të mirë të QSUT që e trumpeton me aq triumf.

Të blesh pajisje 20 vjet të vjetra. Të një teknologjie që kur është prezantuar është prezantuar si e vitit 2020. Teknologji që qytetarët pretendojnë ta kenë shumë herë më të mirë në shtëpitë e tyre. Kjo është e vërteta. Ky është problem”, tha Beqiri.

Sipas kirurgut, largimi i infermierëve dhe mjekëve duhet të jetë një këmbanë alarmi.

“Shumë shpejt jo vetëm mjekësi falas nuk do të ketë por nuk do të ketë as mjekësi shqiptare, në kuptimin e parë të fjalës. Me ritmet e largimit të personelit shëndetësor, të mbi 800 mjekëve të larguar që nga viti 2013 përbën një situatë alarmante që kërkon vertetë një ndëhyrje drastike. Ne me mendimet që japin nuk jemi për të përmirësuar sistemin, nëse mund të krijohet kjo ide. Ne jemi në antagonizëm me këtë sistem. Dua t’ju them një fakt të thjeshtë. Në degën e Infermierisë në Universitetin e Shkodrës, mbi 90% e infermierëve atje hyjnë me një diplomë gjermanishteje në xhep. Unë mendoj se pas kësaj ka më nevojë të bësh pyetsor se ku ke dëshirë të studiosh apo të jetosh. Apo a dëshiron të qëndrosh”, theksoi kirurgu.

Për ish-ministrin e Shëndetësisë, mjekët kanë nevoje për dinjitet dhe paga që i japin mundësi të jenë të vlerësuar, duke sjellë në vëmendje premtimin e kreut të opozitës, Basha për paga 1200 euro për mjekët dhe 700 euro për infermierët.

“Rritja e pagave është shumë e rëndësishme. Do të ketë një impakt të menjëhershëm në moslargimin e personelit. Do të jap vetëm një impresion të thjeshtë,  pas një tryeze të ngjashme për shëndetësinë që zhvilluan vitin e kaluar, mesazhi që pati më shumë impakt në ambjentin spitalor ishte ai i zotit Basha për rritjen e pagave. Njerëzit kanë natyrën dhe tendencën të harrojnë shpejtë, harrojnë çfarë themi për politikat dhe ligjet. Detyra jonë është që premtimet tona të jenë të bazuara. Që në premtimet tona të mos ketë gënjeshtra”, tha ish-ministri i Shëndetësisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku22/02/2020 13:12

Kërkoj falje publikut që në komentin e mësipërm nuk kam përmend si ministër shëndetësie "akademikun e shquar" Nard Ndoka.

Daj Jaku22/02/2020 06:49

Gjatë tërë historisë, që kur janë fillimet e Mjeksisë Shqiptare, kanë drejtuar ministra me spesor më tepër shkencor se sa politik, që nga Dhimitër Berati deri tek Hamdi Sulçebegu (para lufte), që nga Ibrahim Dervishi e deti tek Ciril Pistoli gjatë komunizmit, Tritan Shehu, Petri Vasili ose gjigandi Ben Beqiri gjatë demokracisë. Kur arriti në majë të plehut Edvin krim Rama, vuri ministër një injorant pa shkollë të sektorit, hajdur me çizme, i përjashtuar nga parlamenti i mëparshëm për vjedhje fondesh publike, zullap i shëmtut si vdekja, Ilir Hamdi Beqja. Boni kërdinë ky Iliri sa la nam. U detyru Edvini me e zëvendësu me një tjetër injorante pa shkollë të sektorit, një rrotë budallaçke gjenetike nga të dy anët. Edvini në çdo dikaster ka vu injorantë të pashkolluar të linjës, gjykoni p.sh. Arben Ahmetin që drejton ekonominë... Xhaxheshën në mbrojtje, Tahirin ose Llesh leshin në rend, ...Por me shëndetësinë nuk mundet me u tallë askush, sepse aty paguhet me jetë njerëzish dhe krimi është kundër njerzimit. Por ama në atë sektor zhvillohet batërdia më gjigande mbi buxhetin e shtetit. Por zullapit nuk i bën tërr syri, analizat e shurrës ja beson një kontrabandiste cigaresh, sterilizimin një puntori zifti që i ndërton vilë në Itali ministrit e kështu me rradhë. Më pas ky palò kryek**ministër del e shet pordhë injorance përpara mjekëve gjigandë sikurse Ben Beqiri & CO. O tempora... o mores..! Si nuk hapet dheu.. O Zot?

Daj Jaku21/02/2020 22:28

Shto koment

Denonco