VIDEO/ E kthehu shtëpinë në bazë lufte, veteranët e UÇK nderojnë Sylejman Berishën

VIDEO/ E kthehu shtëpinë në bazë lufte, veteranët e UÇK nderojnë Sylejman Berishën

20:34, 21/02/2020
A+ Aa A-

Pak ditë pas ndarja nga jeta të veprimtarit të shquar dhe patriotit Sylejman Berisha, qyteti i Bajram Currit ka nderuar me nje ceremoni përkujtimore një nga njerëzit e saj më të ndritur.

Sylejman Zeqir Berisha, ndër të tjera njihet edhe për kontributin e tij të veçantë në shërbim të luftës  së Ushtrisë Clirimtare të Kosovës, i cili ndër të tjera e shëndrroi banesën e tij në bazë lufte.

Në një ceremoni ku ndër të tjera morën pjesë edhe veteranë të UÇK-së që kishin udhëtuar nga Kosova drejt Bajram Currit, patritoti Sylejman Berisha iu akordua “Çertifikatë e Mirënjohjes Për kontributin e dhënë gjatë luftës së Ushtrisë Cclirimtare të Kosovës dhe besnikërin e treguar ndaj luftëtarëve”, pikërisht nga organizata e veteranëve të UÇK-së.

Ata kanë rrëfyer se si  në vitet më të vështira gjatë luftës në Kosovë, Sylejman Berisha e kthehu kullën e tij në Viçidol të Tropojës në bazë ushtarake të UÇK-së.

Sylejman Berisha, ishte djali i xhaxhait të ish-kryeministri Sali Berisha dhe u nda nga jeta në 14 shkur të këtij viti.

Në ceremonië mortore, për të nderuar kujtimin dhe kontributin e vyer të Sylejman Berishës gjatë luftës në Kosovë, i pranishëm ishte  edhe ish-kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, i cili rezervoi këtë koment për të ndjerin!

“Sot në Tiranë për t'i dhënë lamtumirën e fundit Sulejman Berishës, të cilin kam pasur nderin ta njoh për së afërmi, në kohën më të vështirë për Kosovën. Baca Sulejman, kushëri i afërt i ish-kryeministrit Sali Berisha, gjatë luftës së fundit në Kosovë, kullën e tij në Tropojë e kishte vënë në shërbim të plotë të UÇK-së. Me kalimin e tij në amshim, familja humbi të dashurin e tyre kurse Kosova një prej vëllezërve që iu bë krah çlirimit të saj. I përjetshëm qoftë kujtimi për të”. /Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco