Rama ofendoi të rinjtë e arsimuar shqiptarë/ Hasa: Piktori ka dështuar si kryeministër,  njeh vetëm gjuhën vulgare

Rama ofendoi të rinjtë e arsimuar shqiptarë/ Hasa: Piktori ka dështuar si kryeministër, njeh vetëm gjuhën vulgare

20:25, 21/02/2020
A+ Aa A-

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Endri Hasa, ka reaguar në lidhje me intimidimin që kryeministri Rama u ka bërë të rinjve shqiptarë sot gjatë inspektimeve në Durrës, të cilët zgjodhi ti fyejë.

‘Pasi dështoi të hapë 300 mijë vende pune, pasi e mbushi administratën me kriminelë e militantë të paaftë, sot Edi Ramës nuk i ka mbetur asgjë tjetër, vetëm se me gjuhë vulgare, të fyejë të rinjtë e arsimuar shqiptarë.

Një i ri i arsimuar si jurist, ekonomist, inferimier apo inxhinjer, nuk mund të punojë në ndërtim, se nuk është profesionist i asaj fushe dhe nuk ka investuar për këtë. Të rinjtë e arsimuar janë e ardhmja e këtij vendi. Ata me idetë, energjinë dhe punën e tyre dinjitoze do ta bëjnë Shqipërinë e nesërme më të mirë.

Piktori Edi Rama ka dështuar si Kryeministër!’

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco