Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

‘Bashkia e Veliajt, 450 milionë lekë tendera për mikun e dhëndrit të Fatmir Xhafës’

‘Bashkia e Veliajt, 450 milionë lekë tendera për mikun e dhëndrit të Fatmir Xhafës’

20:27, 21/02/2020
A+ Aa A-

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, publikoi disa dokumenta, duke denoncuar se Bashkia e Tiranës ka dhënë 450 milionë lekë tendera për dhëndrin e Fatmir Xhafës.

DENONCIMI I INA ZHUPES

Bashkia e Veliajt, ose bashkia e tenderave shoqërore! 450 milionë lekë tendera për shokun e ngushtë të drejtorit të Veliajt, krahut të djathtë të tij, Ditjon Baboçi (dhëndri i Fatmir Xhafës)! Mjafton shoqëria e duhur edhe i ke dyert e hapura për tendera në bashkinë e Veliajt.

Qytetarë të shumtë kanë sinjalizuar se kompania “SON Engineering & Construction” merr tendera në Bashkinë Tiranë për shkak të njohjes dhe miqësisë me rrethin shoqëror të Veliajt. Një denoncim i tillë u publikua edhe nga portali Jeta osh Qejf. Kjo kompani që denoncojnë qytetarët ka si administrator Erind Bejlerin, i cili nga Bashkia Tiranë ka përfituar gjatë 4 viteve të fundit nga buxheti i shtetit, rreth 450 milionë lekë!

Mjafton një hulumtim i thjeshtë në rrjetet sociale për të kuptuar që grupi shoqëror mes Baboçit (drejtor dhe mik i Veliajt) Fugës (drejtor i Ramës dhe mik i Veliajt) dhe Bejlerit (administratori i kompanisë) nuk është i fshehur, por tejet kompakt edhe publik. Bejleri i 450 milionë lekë tenderave duket se i përket një rrethi shoqëror që frekuenton edhe Veliaj vetë.

Pyetjet që Veliaj duhet të përgjigjet para qytetarëve të Tiranës janë:

1. Sa ka ndikuar miqësia e Bejlerit me drejtorin tënd dhe rrethin tënd shoqëror në marrjen e tenderave të Bashkisë Tiranë?

2. Pse tenderat që fiton Bejleri duken qartë me konkurrencë fiktive? A kane qenë ato të paracaktuara?

3. A ndan pjesë të shumës së tenderave me drejtorin tënd apo me ty? Dhe një kuriozitet: A është Erind Bejleri edhe ideatori i ERTV?

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco