Akuzat e presidentit/ Bushati: Duhet të merremi me provat, jo me qëllimin që ka Meta

Akuzat e presidentit/ Bushati: Duhet të merremi me provat, jo me qëllimin që ka Meta

19:14, 21/02/2020

I ftuar në emisionin “Top Talk”, analisti Andi Bushati komentoi zhvillimet e fundit politike në vend dhe akuzat e përditshme të presidentit Ilir Meta për grusht shteti.

Meta, ka shpalosur prova dhe fakte në konferencat e tij të fundit, që sipas presidentit janë dokumente që nxjerrin hapur shkeljen e ligjit dhe Kushtetutës, sa i takon ngërçit të Gjykatës Kushtetuese, duke shtuar këtu dhe akuzat ndaj kreut të KED (Këshilli i Emërimeve në Drejtësi) Ardian Dvorani.

Bushati spekuloi se mazhoranca me në krye Edi Ramën, janë duke tentuar për të kapur Gjykatën Kushtetuese.

Duke përmendur si fakte falsifikimin e letrave dhe botimin e fletoreve zyrtare në vendime që ligji nuk ja kërkon, por që janë hapur në shkelje të saj. Madje Bushati akuzoi se pjesë e organeve drejtuese të VETTING-ut janë persona shumë të afërt të kryeministrit Edi Rama.

“Pse një zinxhir i tërë brenda mazhorancës që nga Kuvendi deri tek Ministria e Drejtësisë, falsifikojnë letra dhe botojnë fletore zyrtare vendime që as ia kërkon ligji dhe që janë në shkelje të ligjit. Pse e bëjnë? E bëjnë për qejf? Jo. E bëjnë se kanë qëllim të caktuar, të kapin Gjykatën Kushtetuese. Pse ftojnë “venecian” në Tiranë dhe pa pritur vendimin e Venecias thonë nuk do të betohet më gjykatësi kushtetues tek presidenti. Ka një qëllim dhe për këtë. Ky qëllim ka një paragjykim, siç e kanë mbushur reformën në drejtësi me njerëzit e tyre me VETING që bëhet në mënyrë selektive, me emërime të njerëzve që janë shumë pranë qeverisë në organe drejtuese të VETTING-ut”, u shpreh analisti.

“Zoti Bushati, nëse ju dëshironi ta kapni institucionin  për veten tuaj, ne jemi dy palë unë dhe ju. Unë do të doja ta kapja për veten time nuk do të dëshiroja t’ua lija juve institucionin apo jo. Kjo është beteja që po ndodh në fakt”, pyeti gazetari

“Në qoftë se ne të dy jemi të dy hajdutë dhe vendosim të vjedhim një dyqan buke. Në burg shkon ai që e vodhi bukën jo ai që e ka mendimin se e vodhi bukën, jo ai që ka mendimin se mund ta vidhte bukën. Përballë fakteve është, kush ka kryer akte që janë në shkelje të ligjit, besoj se këtu bëhet i qartë problemi”, u përgjigj Andi Bushati.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco