Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Ish-ministri socialist e mbështeti/ Meta: Nuk ka Kushtetutë pa Gjykate Kushtetuese me integritet

Ish-ministri socialist e mbështeti/ Meta: Nuk ka Kushtetutë pa Gjykate Kushtetuese me integritet

18:11, 21/02/2020
A+ Aa A-

Presidenti Ilir Meta ka falenderuar ish-ministrin socialist Elmaz Sherifi për mbështetjen publike që i dha kauzës së Presidentit në mbrojtje të Kushtetutës dhe Gjykatës Kushtetuese.

Në një shkrim të sotëm me titull ‘Puçi i KED, nxjerr lakuriq reformën në drejtësi’ ish-ministri socialist shkruan ndër të tjera se ‘Kryetari i Shtetit po denoncon me fakte 'puçin kushtetues".

STATUSI I METES

'Falenderoj ish-ministrin socialist, juristin e njohur z.Elmaz Sherifi për mbështetjen publike që i jep kauzës së Presidentit të Republikës, në mbrojtje të Kushtetutës dhe Gjykatës Kushtetuese, si çështje e të gjithë shqiptarëve pa asnjë dallim.

Përsa i takon vërejtjeve që ka ndaj Ilir Metës në të shkuarën e siguroj se unë kam shumë më tepër vërejtje për Ilir Metën në të kaluarën.

Por e falenderoj që e kupton shumë drejt se në 2 mars bëhet fjalë vetëm për të ardhmen e Shqipërisë.

Nuk ka Kushtetutë pa Gjykate Kushtetuese me integritet.

Mbi Kushtetutën qëndron vetëm populli dhe Zoti!

Presidenti i nënshtrohet vetëm vullnetit të tyre!

Nuk ka Shqipëri pa shqiptarë!

Mirësevini të gjithë në 2 mars! ‘

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco