Akuzat e Metës ndaj Etilda Gjonajt/ Bardhi: Mos u fshih pas sms-ve të shefit, jep llogari

Akuzat e Metës ndaj Etilda Gjonajt/ Bardhi: Mos u fshih pas sms-ve të shefit, jep llogari

16:02, 21/02/2020
A+ Aa A-

Pas akuzave të presidentit Ilir Meta në adresë të ministres së drejtësisë Etilda Gjonaj, reagon edhe sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi.

Përmes një postimi në Facebook, numri dy i selisë blu i kërkon Gjonajt të mos fshihet pas sms-ve të shefit të saj politik, por të japë llogari për shkljet e kryera.

Sipas Bardhit, heshtja për këtë krim është pohim. 

“Nuk ka asnjë detyrë më të rëndësishme tani për SPAK sesa hetimi i krimit kushtetues për kapjen e Gjykatës Kushtetuese nga organizata mafioze në pushtet. Në vend të lojrave me sms-të e shefit, Etilda Gjonaj duhet të thotë sot pse shkeli ligjin dhe Kushtetutën. Duhet të mos fshihet pas sms-ve të shefit, por të japë llogari pse veproi si sekretare e Ardian Dvoranit për të grabitur padrejtësisht një vend në Gjykatën Kushtetuese për llogari të Edi Ramës. Heshtja për krimin e kryer është pohim! Ai duhet hetuar dhe ndëshkuar!”, shkruan Bardhi në një reagim të tijin në Facebook.

Pas publikimit të fakteve të një ditë më parë, Presidenti i Republikës, Ilir Meta hodhi akuza mbi ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, që sipas kreut të shtetit është e përfshirë drejtpërdrejtë në kapjen e Gjykatës Kushtetuese.

Meta u shpreh se do të dorëzojë kallëzimin në SPAK për Gjonajn, duke i kërkuar asaj të dorëhiqet për ti përballur me drejtësinë si ish-ministre.

"Në këtë tentativë flagrante për grusht shteti bazuar mbi provat e bërë publike ditën e djeshme që do ti dorëzohen SPAK rezulton të jetë përfshirë drejtpërdrejt ministrja e Drejtësisë, znj. Etilda Gjonaj, por edhe funksionarë të lartë të këtij institucioni në varësi të saj për llogari të skenarit mafioz të kapjes së Gjykatës Kushtetuese duke përvetësuar  në mënyrë mafioze një kompetenca që Kushtetua ia jep Presidentit", tha presidenti Meta gjatë konferencës së sotme për mediat. /Syri.net

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Denver21/02/2020 21:09

Ikkk ooo palaco shpik naj histori me salianjin qe te shtyni dhe te justifikoni rrogen.

Orjol21/02/2020 21:07

Zonja ne fjale e ka treguar qe nuk pyet nga sulmet e hienave qe rrin skutave. Je shume i vogel dhe i brisht o bardhiiii per te dhene urdhra. Ik futi naj sy gjum me lulin

Rildi21/02/2020 18:45

Gabimet foshnjerake ne krye te ministrisw bardhi kerkon ti fshehi me akuza te kota qe hidhen nga te paafte dhe te inkriminuar

Shto koment

Denonco