Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Takimi me raportuesen për Shqipërinë, Gjosha: Mazhoranca nuk duhet të sabotojë reformën zgjedhore

Takimi me raportuesen për Shqipërinë, Gjosha: Mazhoranca nuk duhet të sabotojë reformën zgjedhore

14:36, 21/02/2020
A+ Aa A-

Përfaqësues të opozitës janë takuar me raporteren për Shqipërinë në Parlamentin Evropian Isabel Santos. Pas takimit, përfaqësuesit e Opozitës thanë se rruga e vetme për të  kthyer normalitetin në vend janë zgjedhje e parakohshme. 

Klajda Gjosha pjesmarrëse në takim tha se, ishte kënaqësi të takoheshim sot me zonjën Isabel Santos si reportere e Parlamentit Europian për Shqipërinë dhe të ndanim me të shqetësimet tona por edhe vendimin e palëkundur të opozitës, për kërkesën tonë për çeljen e negociatave të Shqipërisë si një domosdoshmëri për rikthimin në linjën kushtetuese dhe ligjore”.

“Sepse siç e dimë sot gjithçka ka dalë nga shinat, ku besueshmëria tek shteti ka rënë, ku shpresat e qytetarëve janë totalisht të ezauruara dhe ku mijëra qytetarë po largohen nga vendi dhe kjo është një fatkeqësi kombëtare sepse Shqipërisë po i largohet truri, po i largohet rinia, po i largohet thelbi i saj”. “Unë i kërkova sot zonjës Santos, tha Gjosha, një kërkesë të drejtë për drejtë për mazhorancën, e cila nuk duhet të sabotojë dhe të minojë në asnjë moment Reformën Zgjedhore që është hapi i parë për të plotësuar dhe një nga kushtet e Bundestagut për t’i dhënë mundësi Shqipërisë të çelë negociata në muajin mars, por mbi të gjitha për t’i dhënë mundësi shqiptarëve të votojnë të lirë për të zgjedhur qeverinë e tyre, për të zgjedhur të ardhmen e tyre dhe për t’i dhënë fund krizës politike dhe institucionale në vend”.

“Më vjen shumë keq që për të minuar Reformën Zgjedhore mazhoranca përdor taktika të ndryshme duke sabotuar në të njëjtën kohë Reformën në Drejtësi, duke ulur kështu besimin tek Reforma në Drejtësi me manipulime nga më të ndryshme, të cilat i kemi parë gjatë ditëve të fundit dhe duke minuar në të gjitha mënyrat Gjykatën Kushtetuese që është dhe thelbi kushtetues i këtij vendi, por është dhe dera e vetme jo vetëm për politikanët, por mbi të gjitha për qytetarët shqiptar”.

“Ndaj dhe në të gjitha mënyrat duhet gjendur zgjidhja për të hequr dorë më radhë të parë nga minimi i Reformës Zgjedhore dhe për mua data 15 mars është shumë vonë”.

“Reforma Zgjedhore duhet të miratohet që nesër dhe opozita është në atë tryezë për ta bërë të mundur këtë”, tha Gjosha për gazetarët pas takimit.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco