'Përshëndes reagimin e gazetarëve të Kosovës ndaj Esad Toptanit të Ri'

'Përshëndes reagimin e gazetarëve të Kosovës ndaj Esad Toptanit të Ri'

13:55, 21/02/2020
A+ Aa A-

Nga Sali Berisha.

Përshëndes reagimin e ligjshëm të Asosacionit të Gazetarëve të Kosovës ndaj deklaratave të Esad Toptanit të Ri.

Esad Toptani i Ri, për llogari të padronit të tij Vuçiç dhe me porosi të tij, ribotoi në paçavuren e tij një status, në të cilën Qosiçi shprehet se “këto media ishin edhe më keq sesa ish-lideri serb Sllobodan Millosheviç. Ata ia kishin kaluar edhe ‘kryeministrit të Serbisë mbretërore, Nikola Pasiç, ose ministrit të Sigurimit të Brendshëm Shtetëror, UDB, të Serbisë dhe Jugosllavisë Komuniste, Aleksandar Rankoviç ose kryetarit të Serbisë pseudodemokratike-fashiste Sllobodan Milosheviç, që e kanë dëshiruar aq shumë zhbërjen e shtetit shqiptar”, tha ai.

Kjo deklaratë e shkruar në Beograd, e Qosiçit të Prishtinës dhe e mbështetur dhe publikuar në faqen e tij të Fb nga Esad Toptani i Ri, para së gjithash shpreh urrejtjen e papërmbajtur të Aleksandër Vuçiç dhe argatëve të tij, treshes famëzezë Zografi Bis, Miladini Shqipfolës dhe Baton Stanishiqi, për mbrojtjen që mediat e Kosovës, në unison, përveç “Telebeogradit” të Stanishiqit, i bënë interesave kombëtare të Kosoves.

Ajo shpreh helmin dhe vrerin e trojkës famëzezë shqipfolëse dhe padronit të saj se ato dhe kundërshtuan dhe hodhën poshtë projektet e krijimit të Serbisë së Madhe, duke ndarë Republikën e Kosovës dhe së fundi, nëpërmjet krijimit të Jugosllavisë së Re, me emrin fals Minishengen!

Duke i shprehur mirënjohjen time të thellë, mediave të Kosovës, për qëndrimin e tyre në mbrojtje të interesit publik dhe kombëtar, dënoj me ashpërsinë më të madhe krahasimin e tyre me xhelatët dhe kasapët e popullit shqiptar dhe popujve të tjerë të Ballkanit, Millosheviç, Rankoviç, Pashiq dhe shtoj se me këtë krahasim nxorën në shtrëngicë për të shumtën herë veten si argatë të mjerë të padronëve të tyre, armiq të kombit shqiptar.

Këtu më poshtë keni linkun e një artikull lidhur me reagimin Asosacionit të Gazetarëve të Kosovës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco