Opozita takon raporteren për Shqipërinë: Zgjedhje të parakohshme, mazhoranca po saboton reformën zgjedhore

Opozita takon raporteren për Shqipërinë: Zgjedhje të parakohshme, mazhoranca po saboton reformën zgjedhore

13:54, 21/02/2020
A+ Aa A-

Përfaqësues të opozitës janë takuar me raporteren për Shqipërinë në Parlamentin Evropian. Pas takimit, Genc Pollo nga PD tha se rruga e vetme për të  kthyer normalitetin në vend janë zgjedhje e parakohshme. 

Genc Pollo: Rruga e vetme për të rivendosur normalitetin kushtetues, politik dhe demokratik në vend  janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme dhe të parakohshme. Opozita po bën pjesën e saj për këtë restaurim të demokracisë, që është një nga kushtet e Gjermanisë dhe së shpejti BE kur të hapen negociatat. Është pengesa e mazhorancës që përbën  problem për Shqipërinë dhe problem për hapjen e negociatave. Gjithashtu patëm mundësi të sqarojmë që ligje si ai që i jep policisë të përgjojë qytetarë vend e pa vend. Ligje të votuara nga mazhoranca në këtë parlament, si ato të mediave, ligje që synojnë të kapin Gjykatën Kushtetuese janë jo vetëm problem për shtetin ligjor,  për edhe për hapjen e negociatave.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco