Pas porosisë së Ramës/ Ku dhe si e morën `mjekimin` dy studentët që u rrëmbyen nga truprojat

Pas porosisë së Ramës/ Ku dhe si e morën `mjekimin` dy studentët që u rrëmbyen nga truprojat

09:35, 21/02/2020
A+ Aa A-

Dje pasdite në ceremoninë e diplomimit të studentëve të Universitetit të Mjekësisë, mes kryeministrit Edi Rama dhe dy studentëve, ndodhi një `incident` si pasojë e revoltës së tyre, ndërkohë që kryeministri po fliste për punësime dhe suksese në mjekësi.

Pas kësaj Edi Rama në mënyrë të tërthortë iu bëri thirrje truprojave të tij që t'i nxirrnin jashtë duke i trajtuar si të sëmurë mendorë, të cilët kishin nevojë për mjekim. Djalin duhet ta shoqëroni, për të marrë shërbim mjekësorë- dha urdhër pasi nuk i pëlqyen fjalët e studentit.

Menjëherë pas kësaj të dy studentët u nxorën nga salla me dhunë prej truprojave të kryeministrit Rama, por nuk u çuan “për t'u mjekuar”, por në komisariatin Nr. 1, ku janë `trajtuar` për disa orë.

`Krimi` i dy të rinjve ishte se i ndërprenë fjalën kryeministrit Rama, ndërkohë që ai po deklaronte se janë punësuar rreth 400 mjekë dhe 2200 infermierë vetëm në dy vitet e fundit, kurse në total 1600 studentë të Universitetit të Mjekësisë, infermierë dhe mjekë në bazë të meritës.

Këto shifra të deklaruara nga kreu i qeverisë, ndërkohë që të gjithë studentët menjëherë sapo mbarojnë shkollën, si dhe mjekët e infermierët, po bëjnë gjithçka për të shkuar në Gjermani, irrituan sallën. Në kohën që Rama vazhdonte propagandën për `punësime` në Shqipëri, njëri nga studentët i tha se ata prej tij duan vetëm `bileta për arratisje`.

Pas kësaj kryeministri kërkoi që `djalin duhet ta shoqëroni për të marrë shërbimin mjekësor`. Por studenti iu kundërpërgjigj duke i thënë: A e dini që studentët që arsimohen sot janë vetëm të pasurit?

Menjëherë pas kësaj Rama ka humbur durimin dhe ka kërkuar që `t'i japin recetën që tani`.

Kaq ka mjaftuar që truprojat e tij, të rrëmbejnë dy të rinjtë me dhunë dhe ti çojnë për ti “mjekuar” dhe dhënë “recetën” në Komisariatin nr. 1 të kryeqytetit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari21/02/2020 11:09

Diktatura ne Shqipeti, me bekimin e nderkombetareve u rikthye! Satrapi Rama nga njera ane propagandon NDAL DHUNEN NDAJ MJEKEVE, nga ana tjeter e skutave te erreta te pushtetit te tij MAFIOZ, urdherohet nga verte Satrapi, qe te ushtrohet dhune "me recete" ndaj dy mjekeve te rinj te sapo diolomuar. Çfare nisje e bukur e profesionit te mjekut!!! Çfare garancie jep Rama per ata mjeke qe ngrene zerit!!! Ja ky eshte UJKU PLAK mashtrues, dhunues dhe dinak! Ne 2 Mars te gjithe ne shesh per te lidhur besen pa dallime bindjesh politike, feje, seksi dhe rrace! Në Dhjetor 1990 ne si studente nuk kishim dhe nuk njihnim asnje mbeshtetje nderkombetare, nuk kishim as opozite, as gazeta e as televizione opozitare. I kishim te gjitha pushtetet dhe mekanizmat kunder dhe perseri triumfuam e fituam ndaj regjimit diktatorial me gjakatar e me te frikshem ne bote! Po ju sot? Ku jane studentet sot?!!! Pse tremben? Pse perçahen me kaq lehtesi nga pushteti i korruptuar dhe propaganda mashtruese e Rames dhe e Lali Krye Plehut, kur behet fjale per te ardhmen dhe jeten e tyre?!

Alfons Malo21/02/2020 09:53

Po keshtu eshte krijuar frika tek studentet tek populli Keshtu kthehet diktatura Keshtu mbytet fjala e lire dhe pastaj çfare thot ai eshte e vertete

Shto koment

Denonco