Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

Meta- qytetarëve: Beteja për Gjykatën Kushtetuese është vendimtare për secilin prej jush

Meta- qytetarëve: Beteja për Gjykatën Kushtetuese është vendimtare për secilin prej jush

09:03, 21/02/2020
A+ Aa A-

Kreu i shtetit, Ilir Meta, e nisi ditën me një mesazh drejtuar qytetarëve. Ai shkruan se beteja për Gjykatën Kushtetuese është vendimtare për secilin.

Nga Ilir Meta

Të dashur qytetarë!

Zgjohuni për të kuptuar se beteja për Gjykatën Kushtetuese është një betejë vendimtare për secilin prej jush dhe jo vetëm për të ardhmen e demokracisë, por dhe për vetë ekzistencën e shtetit dhe të kombit tonë që janë më të rrezikuar se kurrë nga kjo organizatë mafioze në pushtet, celulë lokale e një organizate ndërkombëtare që lakmon territorin tonë, mjaft strategjik nga ana gjeopolitike edhe për shumë veprimtari kriminale me përfitime të jashtëzakonshme.

Kjo është një organizatë mjaft e strukturuar, me një program të qartë të instalimit të një regjimi satrap që dhunon çdo ditë të drejtat e shqiptarëve dhe që përmes kapjes mafioze të Gjykatës Kushtetuese synon t'i asgjesojë të drejtat demokratike dhe legjitime të tyre përgjithmonë duke i vendosur vetëm përballë dy zgjedhjeve: nënshtrimit pa kushte ose shpopullimit.

Por jo vetëm kaq. Me rrëmbimin mafioz të Gjykatës Kushtetuese synohet dorëzimi de facto i sovranitetit dhe integritetit të vendit në duart e organizatës ndërkombëtare.

Duhet të kuptoni se kjo nuk është një betejë kompetencash midis Presidentit dhe mazhorancës për disa vende pune në Gjykatën Kushtetuese, por një betejë për të mos lejuar instalimin e një junte policore ku dhe vetë Gjykata Kushtetuese do të ishte de facto Policia anti-kushtetuese, përmes se cilës do realizohej ekzekutimi përfundimtar i Kushtetutës dhe i të drejtave kushtetuese të qytetarëve tanë.

Ndaj në 2 Mars çdo qytetar është i ftuar të vijë në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit" për t'i treguar kësaj organizate mafioze se durimi ka kapërcyer çdo kufi dhe se mbrojtja e Gjykatës Kushtetuese është vija e kuqe e çdo shqiptari të ndershëm dhe të përgjegjshëm që mbron të ardhmen e tij dhe të fëmijëve në këtë vend, nga instalimi i plotë i një tiranie anti-kombëtare siç e shikoni çdo ditë.
SHQIPËRIA E PARA!
SHQIPËRIA PËR SHQIPTARËT! ????????

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

ylli21/02/2020 11:09

Shteti funksjonon dhe duhet te funksjonoje me rregulla & ligje bravo z.president

Alfons Malo21/02/2020 09:46

Po te ishte per vete bente sipas edi rames dhe rinte ne ate karrige deri ne fund te mandatit.Por kjo nuk eshte ashtu siç thot erisa spiropali se kerkon te ruaj karrigen.Se pordhet e erises i kemi degjuar se pa asnje dite me page ne bodero u be milionere me paret tona.NE DOGANA E TENDERA POPULLI DUHET TE MBESHTESE ILIR METEN SI PRESIDENT PER TE MBROJTUR VENDIN, SEPSE LARGIMI DHE BOSHATISJA E VENDIT KA NJE QELLIM TE BRENDSHEM E TE JASHTEM.; ATE QE AMERIKA E SHPETOI PER TA COPTUAR PO NDODH TANI ME BOSHATISJEN E VENDIT QE KETU TE MBETEN VETEM OLIGARKET..KY ESHTE QELLIMI ASGJE TJETER.POPULLI I MENÇUR TE MOS SHIKOJNE NDASITE POLITIKE POR TE ARDHMEN E FEMIJEVE TE TYRE SE PO LAJNE BYTHEN E PLEQEVE NEPER EUROPE DHE MBETEN GJITHE JETEN YSMEQAR NEPER BOTE KY ESHTE SHQETESIMI DHE TE MOS MERRET POLITIKE KUR TE KUJTOHEMI NE DO TE JETE SHUME VONE O TANI O KURRE

Shto koment

Denonco