Lajmi i fundit

Qëllohet me armë drejt makinës së një avokati në Memaliaj

'Qen rrugësh dhe UDB-asha'/ Blushi i përgjigjet analistëve të qeverisë

'Qen rrugësh dhe UDB-asha'/ Blushi i përgjigjet analistëve të qeverisë

23:53, 20/02/2020
A+ Aa A-

Të shpërndarë në disa studio televizive në vend, Baton Haxhiu dhe Frrok Çupi kanë hedhur akuza të forta në adresë të presidentit të Republikës Ilir Meta.

Por nuk ka munguar as përgjigja e zëdhënësit të presidencës, Tedi Blushi.

Përmes një postimi në Facebook, Blushi i quan të sipërpërmendurit "qenë rrugësh dhe UDB-ashë", shkruan Syri.net.

"Nuk mund t'i ndalojmë qentë të lehin! Edhe kafshët kanë të drejtat e tyre! Sidomos qentë e rrugës dhe të UDB-së në këto kohë të fantazmave me shkëmbime territoresh!", shkruan zëdhënësi i presidentit të Republikës, Tedi Blushi.

Image

"Meta nuk po flet me mazhorancën. Ai po kërcënon Amerikën dhe BE. Amerika dhe BE-ja dhunën e opozitës i kanë quajtur akte terroiste. Meta nuk i ka dënuar por I ka mbështetur. Amerika dhe BE-ja mbështetën tani Shqipërinë dhe atij i duket se aleatën kanë mbështetur qeverinë. Meta po kalon një krizë personale. Krizat personale nuk duhet të shpalosen në publik- tha analisti Frrok Çupi’, tha Frrok Çupi nga studio e "Open".

Ndërsa Haxhiu, në një lidhje direkte për "Opinion" do të shprehej: "Para sa të flas për atë që mund të ndodh dua të interpretoj dëshirën e Presidentit të vendit. Kjo më ngjanë me situatën e vitit 2004 para se të formohej LSI, kur zoti Meta iku nga Partia Socialiste. Ky pozicionim i Presidentit është moralisht problematik dhe politikisht legjitim. Moralisht problematik se presidenti i vendit përfaqëson unitetin dhe politikisht legjitim se ai do ia krijojë një hapësirë politike vetes dhe vetmisë së tij si politikan. Për mua nënkupton që Zoti Meta i bën një lloj shantazhi opozitës e cila është larguar dhe orientimin e saj politik, flas për Bashën, e ka për një tjetër perspektivë politike dhe ndoshta të një marrëveshje të ardhme për zgjedhjet në Shqipëri. Marrëveshje për zgjedhje dhe ndoshta një koalicion të madh, ku e dimë. Në një farë mënyre dhe opozita e kryesuar nga Basha edhe Rama kanë një dëshirë që duan të largohen nga partitë e vogla. Kjo është analizë. E dyta, është një pozicionim i Metës duke provuar ta kontrolloj Gjykatën Kushtetuese përmes ngritjes së një kauze politike për një marrëveshje me Ramën. Për arsye se nëse do ta kemi në Gjykatë Kushtetuese çdo vendim i Venecias do ta vinte në pozitë të vështirë Gjykatën Kushtetuese për të shkarkuar Metën. Meta ka të drejtë të ndërtojë kauzën. Ligjërisht unë nuk e komentoi". /SYRI.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco