‘Presidenti i vetmi i papushtuar nga qeveria’/ Gjekmarkaj: Rama ka zgjedhur të gjithë të majtët në drejtësi

‘Presidenti i vetmi i papushtuar nga qeveria’/ Gjekmarkaj: Rama ka zgjedhur të gjithë të majtët në drejtësi

22:22, 20/02/2020
A+ Aa A-

Analisti Agron Gjekmarkaj tha se Presidenti i Republikës është i vetmi institucion që nuk është pushtuar nga qeveria. Në “Real Story” në Neës24, duke iu referuar situatës politike dhe akuzave të Presidentit Ilir Meta, Gjekmarkaj tha se po shndërrohet në një lojë force por se Presidenti po bën një luftë frontale të dobishme pasi është guri i vetëm institucional që ka ngelur.

Ai bëri dhe një akuzë të fortë për të zgjedhur në sistemin e drejtësisë, për të cilët tha se janë zgjedhur të gjithë me përkatësi ideologjike të pastra të majta, me paraardhës komunistë.

“Ai vërtetë po mbrohet por duke u mbrojtur po mbron. Secili prej nesh, kur flasim përdorim konceptin kushtetutë dhe ligj biem në aberracion. Këtu ka shkuar puna çomange për çomange, po shndërrohet në një lojë force. Presidenti ka mbetur i vetmi institucion i cili nuk është i pushtuar nga qeveria, nga kryeministri. Supozojmë se opozita dhe Presidenti janë anormalë, janë çmendur por në qoftë se kryeministri, maxhoranca janë kaq të dhënë pas standardeve, demokracisë, pas lirisë sillen në një mënyrë tjetër. Përkundrazi ata shohin terren bosh dhe shtrijnë duar, po marrin gjithçka.

Po marrin drejtësinë, 90% e tyre vijnë nga zona e parë operative, e kanë pasur gjyshin o komisar brigade o batalioni, ka një përzgjedhje ideologjike, hyju biografive dhe shiko si i kanë pasur të gjithë gjyshërit në Ministri të Brendshme ose në degë të brendshme, ose në korpuse armate, ose i kanë shërbyer Enver Hoxhës në Bllok. Është bërë përzgjedhje e pastër ideologjike. Këta e kanë krijuar dinastinë blu, gjakun blu të kuq, këta i kanë përzgjedhur mirë. Duket si metaforë folklorike por i kanë përzgjedhur mirë. E vërteta nuk ka ngjyrë, nuk ka bindje, e vërteta është kjo. Bëj një kërkim si do të dalin njerëzit që ke në sistemin e drejtësisë nga kupola e deri poshtë.

Ata që kanë kaluar vettingun, mënyrë se si janë përzgjedhur, i ke të gjithë në skaner ideologjik. Përkatësia e tyre e majtë është e certifikuar. Kjo që bën Ilir Meta edhe mua më duket pak aventuresk që presidenti thërret një miting, që presidenti aludon që mund të shpërndarë parlamentin por e thashë kushtetuta ka rënë në vetvete, nuk zbatohet më nga askush. E kanë rrëzuar Kushtetutën. Por çështja është kush do ta mbrojë lirinë. Nuk e di se çfarë mendon ai për demokracinë por sot në pozicionin e presidenti të republikës ai po bën një betejë frontale shpesh herë edhe me nota folklorike por në tërësinë e vet të dobishme pasi është guri i vetëm institucional që ka ngelur pa u rrafshuar në ngrehinën e shtetit. Shteti ka rënë”, deklaroi Gjekmarkaj.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Skrapari20/02/2020 23:21

Shume e vertete qe gjithe kupola e sistemit te drejtesise vjen nga zona e pare operative, bij komunistesh, nipa e mbesa komunistesh, ashtu sic i pershkruan z. Gjekmarkaj. Po keta nderkombetaret qe na japin mend dhe mbeshtesin kete lloj reforme ne drejtesi a e dine se cfare ka hequr ky popull nga baballaret, gjysherit e ketyre qe sot mendohet se do bejne "drejtesi"? Fatkeqesi per kete popull. Opozita me te ardhur ne pushtet nese nuk cmonton kete te adhtuquajtur drejtesi pa pyetur kerkend te llojit Llu apo Vllahutin kurre mos ardhte ne pushtet.

Loni20/02/2020 23:09

Po shyqyr qe u kujtu presidenti se te tjeret vec vegjetojn

Shto koment

Denonco