Gjata: Presidenti, lëvizje në mbrojtje të Kushtetutës. Qeveria po bën grusht konstitucional

Gjata: Presidenti, lëvizje në mbrojtje të Kushtetutës. Qeveria po bën grusht konstitucional

22:19, 20/02/2020
A+ Aa A-

Çlirim Gjata, sekretari për çështjet ligjore në Partinë Demokratike vlerëson se lëvizja që po bën presidenti është një lëvizje në mbrojtje të Kushtetutës, por edhe një lëvizje shqiptare.

"Gjithmonë ka një herë të parë. Presidenti nuk po merr në dorë opozitën politike se nuk do të rrëzojë Edi Ramën që të vijë në pushtet, nuk do të hyjë në zgjedhje. Nuk ka lidhje kjo me opozitën, opozicion mund të jetë në një këndvështrim të caktuar. Nuk ka si të marrë në dorë opozitën presidenti", u shpreh sekretari për çështjet ligjore në PD.

I ftuar në RTV Ora, Gjata shtoi se veprimet e kësaj qeverie tregojnë fundin e saj.

"Kemi disa ndërmarrje të kësaj qeverie që janë tipike për fundin e qeverive autoritariste diktatoriale sundimtare që nuk zbatojnë rregullat e demokracisë nga akti normativ Anti KÇK, nga ligji i policisë për përgjimet, i ka pasur Sigurimi i Shtetit të gjitha këto, heqja e betimit te Presidenti, ligji për median që ndërhyri Europa", deklaroi Çlirim Gjata.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco