Ja momenti kur gardistët shoqërojnë në komisariat studentët që kundërshtuan Ramën

Ja momenti kur gardistët shoqërojnë në komisariat studentët që kundërshtuan Ramën

21:58, 20/02/2020
A+ Aa A-

Lëvizja për Universitetin ka bërë publike pamjet, kur gardistët pasi morën mesazhin e Ramës, kanë nxjerrë jashtë sallës studentët që ironizuan kryeministrin gjatë ceremonisë së diplomimit të studentëve të mjekësisë.

Siç shikohet edhe nga pamjet filmike, gardistët kanë vepruar menjëherë ndaj studentëve, pasi Rama urdhëroi ‘merreni, jepini recetën e duhur’. Gjithçka nisi pasi një student nga salla ironizoi Ramën duke i thënë se duhet të lëshonte ‘receta për arratisje’  

Ndërsa Rama iu përgjigj duke thënë: “Është një individ në shërbimin tuaj që të filloni të ushtroni profesionin. Merreni, jepini recetën e duhur. Në kohën e kaq shumë barnave të rimbursueshme i merr falas dhe nesër do të jetë më mirë”,-tha Kryeministri.

Dhe kaq ka mjaftuar dhe gardistët e kanë marrë mesazhin e shefit dhe kanë nxjerrë me dhunë të rinjtë, duke i nxjerrë jashtë.

Nga sa mësohet dy të rinjtë janë aksivistë të “Lëvzijes për Universitetin”.

Siç u raportua edhe më herët aktivistët janë Enriko Peçulaj dhe Emiljando Kita të ‘Lëvizja Për Universitetin’ të cilët mbahen të mbyllur në qelitë e komisaritatit nr. 1.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shkodrani21/02/2020 15:24

perevers , maskara ky eshte kryeministri ne detyre , te neveritshem koleget e studentit me shuplaket e tyre duke ulur kolegun dhe duke ju peshtire perversit.

Daj Jaku20/02/2020 23:48

I harrove recetat që ke marrë nga Doktor Vokopola në Durrës që në moshën 5 vjeç? Ilaçet e skicofrenisë në fëmijëri, në rini, tash në pleqëri i ke përzjerë edhe me kokainë.

Shto koment

Denonco