Rama urdhëroi t'i nxirrnin me forcë jashtë, mbahen në komisariat, kush janë studentët që ‘i prishën’ qetësinë

Rama urdhëroi t'i nxirrnin me forcë jashtë, mbahen në komisariat, kush janë studentët që ‘i prishën’ qetësinë

21:39, 20/02/2020
A+ Aa A-

Një incident u shënua mbrëmjen e sotme ndërsa kryeministri Rama po fliste në ceremoninë e diplomimit të studentëve të mjekësisë.

Një i ri iu drejtua Ramës nga salla se duhet të fillonte të lëshonte ‘receta për arratisje’, duke lënë të kuptojë që kjo është e vetmja recetë që kryeministri mund të lëshojë.  

Në fillim Rama, i ngrysur u përpoq ta kalojë këtë moment por më pas urdhëroi truprojat ti nxirrnin jashtë studentët që po i prishnin qetësinë.

 “Është një individ në shërbimin tuaj që të filloni të ushtroni profesionin. Merreni, jepini recetën e duhur. Në kohën e kaq shumë barnave të rimbursueshme i merr falas dhe nesër do të jetë më mirë”,-tha Kryeministri.

Dhe kaq ka mjaftuar dhe gardistët e kanë marrë mesazhin e shefit dhe kanë nxjerrë me dhunë të rinjtë, duke i nxjerrë jashtë.

Nga sa mësohet dy të rinjtë janë aksivistë të “Lëvzijes për Universitetin”.

Ata janë aktivistët Enriko Peçulaj dhe Emiljando Kita.

Lëvizja Për Universitetin bën me dije se dy aktivistët Enriko Peçulaj dhe Emiljando Kita janë nxjerrë jashtë nga truprojat e Edi Ramës dhe mbahen të mbyllur në qelitë e komisaritatit nr. 1.

“Aktivistët e Lëvizjes Për Universitetin i përplasin në fytyrë Edi Ramës realitetin e zymtë në të cilin ndodhet shëndetësia dhe profesioni i mjekut. Sot pasdite, Edi Rama kishte zgjedhur ceremoninë e diplomimit të studentëve të Universitetit të Mjekësisë si platformën e propagandës së tij qeveritare. Aktivistët Enriko Peçulaj dhe Emiljando Kita i kujtuan plakut që ka mbërthyer të gjitha pushtetet se diploma e mjekut është kthyer në biletë avioni për në Gjermani dhe se përbën një luks vetëm për ata studentë që mund ta përballojnë tarifën e kripur.

Mjekët shqiptarë kanë pagat më të ulëta në rajon me vetëm 408-527 euro në muaj. Në pesë vitet e fundit janë larguar 857 mjekë nga Shqipëria, ndërkohë që 78% e mjekëve të anketuar shprehen se dëshirojnë të largohen drejt Gjermanisë. Buxheti i shtetit për mjekësinë është më i ulëti në rajon dhe Evropë me vetëm 2.9% të PBB. Tarifa e Masterit në disa degë të UM është më e larta në vend, me mbi 200.000 lekë (të reja) në dy vjet.

Për më tepër, Edi Rama ka ngritur skemën më të madhe të vjedhjes së shqiptarëve përmes PPP-ve pikërisht në sektorin e shëndetësisë, ku në dhjetëvjeçarin e ardhshëm qeveria shqiptare ka autorizuar pagesën prej 38 miliardë lekësh për vetëm katër koncesione: Check-up-i (8.8 miliardë lekë), sterilizimi i sallave (12.3 miliardë lekë), shërbimi i hemodializës (1.5 miliardë lekë) dhe shërbimet laboratorike (13 miliardë lekë).

 

Ndërkohë, batutat e ‘plakut Mere’ dëshmojnë gjendjen e tij të mjeruar. Brezi i ri i mjekëve dhe infiermerëve nuk e meriton Edi Ramën si kryeministër. Ata duhet t’i bëjnë rezistencë shkretimit të mëtejshëm të profesionit të tyre.

Aktivistët Enriko Peçulaj dhe Emiljando Kita janë nxjerrë jashtë nga truprojat e Edi Ramës dhe mbahen të mbyllur në qelitë e komisaritatit nr. 1.

U bëjmë thirrje të gjithë aktivistëve të bashkohen për të kërkuar lirimin e menjëhershëm të tyre.”- njofton Lëvizja për Universitetin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Messi 20/02/2020 22:11

Banda barbare e qeverise me ne krye, kryeministrin barbar vazhdon nga dita ne dite shkaterrimin e Shqiperise dhe shqipetareve! Ata qe e kuptojne po ikin, pjesa tjeter qe m... I Rames, i pelqen me shume se mjalti, ne p... te kurves vafshin!

Shto koment

Denonco