VIDEO/ I ndërpreu fjalën, truprojat e Ramës nxjerrin përdhunshëm jashtë studentin

VIDEO/ I ndërpreu fjalën, truprojat e Ramës nxjerrin përdhunshëm jashtë studentin

19:47, 20/02/2020
A+ Aa A-

Është kthyer në traditë tashmë. Sa herë ka grumbullim njerëzish, pavarësisht eventit, dhe për më tepër kur është i pranishëm edhe kryeministri, nuk mungojnë thirrjet "Rama ik".

Pas shesheve, rrugëve dhe stadiumeve, sot i erdhi rradha studentëve të Mjekësisë, të cilët gjatë ceremonisë së diplomimit, janë përplasur me shefin e mazhorancës.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri Rama është hasur me një situatë jo të këndshme kur një i ri i ka ngritur zërin.

Si fillimin kryeministri e ka marrë me sportivitet këtë situatë, pasi me batutë ia ka kthyer studentëve që ai ishte individi i parë ku ata mund të ushtronin profesionin.

“Diplomën e duan si bileta për arratisje….”, u dëgjua një zë nga salla, ndërsa apeli i tij u shoqërua me thirrjet në kor "Rama ik" dhe duartrokitje, që e nervozuan dhe sikletosën jo pak kryeministrin.

“Është një individ në shërbimin tuaj që të filloni të ushtroni profesionin. Merreni, jepini recetën e duhur. Në kohën e kaq shumë barnave të rimbursueshme i merr falas dhe nesër do të jetë më mirë”, tha ai pasi dëgjoi studentin.

Menjëherë pas debatit në distancë mes studentit dhe Ramës, forcat e sigurisë së Kryeministrit kanë bërë menjëherë shoqërimin jashtë Pallatit të Kongreseve, studentin që guxoi të ndërhynte gjatë fjalës së Edi Ramës.

Momenti kur studenti nxirret jashtë nga truprojat e Ramës:

Momenti i incidentit, që në një pjesë të tij është censuruar nga regjia qëndrore e kryeministrit:

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari20/02/2020 20:44

Koleget e tjere te studentit qe tashme nuk jane me studente por te diplomuar dhe mjeket e rinj shqiptare kandidate per t'u arratisur per ne Gjermani, duhej te kishin dale qe te gjithe jashte kur shokun e tyre narko-shoqeruesit e Edvin Droges e nxoren perjashta me urdher te krye te semurit psiqik!

Genti20/02/2020 20:29

Cfare Jane ato studenta legena, qe e lane shokun e tyre me e marre zvarre Garda.

Shto koment

Denonco