Lajmi i fundit

EMRA/ Arrestime në Bashkinë e Tiranës, Këlliçi: Për dosjen ...

Basha: Nuk është kurrë vonë të sigurojmë dinjitet për Shqipërinë, për fëmijët tanë

Basha: Nuk është kurrë vonë të sigurojmë dinjitet për Shqipërinë, për fëmijët tanë

19:28, 20/02/2020
A+ Aa A-

Në sheshin para Teatrit Kombëtar u zhvillua shpallja e Konkursit Mbarëkombëtar për Monumentin e Lëvizjes Studentore dhe Qytetare për Demokraci.

Gjatë fjalës së tij, anëtari i Kryesisë së PD, Jamarbër Malltezi,  tha se nëse shqiptarët do të jenë të bashkuar për kauza të demokracisë dhe lirisë, “atëherë do jemi gjithmonë fitimtarë”.

Ndërkohë lideri i PD-së Lulzim Basha tha se qytetarët e Tiranës, shqiptarët i tregojnë një bote të tërë se janë një popull që dinë të mbrojnë artin dinë ti bëjnë fre babëzisë atëherë kur duket se nuk ka kufij. “19 shkurti i vitit ’91 , ishte i mbushur me pasiguri. Kurrë nuk është vonë të pendohemi për mëkatet tona personale. Kurrë nuk është vonë të sigurojmë liri dhe dinjitet për Shqipërinë, për fëmijët tanë”, u shpreh Basha.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco