Lajmi i fundit

LIVE/ Bylykbashi, Kaso dhe Çupi, konferencë për media në PD

'Rama ik', kush i prishi ceremoninë dhe nervozoi kryeministrin

'Rama ik', kush i prishi ceremoninë dhe nervozoi kryeministrin

19:15, 20/02/2020
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në ceremoninë e diplomimit të studentëve të Fakultetit të Mjekësisë. Ai mbajti fjalën i pari në këtë ceremoni, duke folur për atë çka sipas tij është bërë në sistemin e shëndetësisë.

Por, pak pasi nisi fjalën e tij, disa studentë nga salla e Pallatit të Kongreseve i kanë ndërprerë fjalë duke i kujtuar atij largimin e mjekëve dhe infermierëve nga Shqipëria. 

“Kam prerë biletën për arratisje nga Shqipëria”, u dëgjua një zë nga salla, por pati dhe thirrje "Rama ik".

Por, Kryeministri iu kthye me ironi, duke u kërkuar studentëve të tjerë që diplomoheshin “të mjekoni pacientin në sallë.

"Është një individ që merreni dhe jepini shërbimin tuaj sapo të hidhni kapelet. Djalin duhet ta shoqëroni për të marrë shërbimin e shpejt mjekësor. Unë mund t`i përgjigjem dhe kësaj pyetje", tha në vështirësi Rama.

Raportet e fundit flasin për qindra mjek dhe infermier që janë larguar nga Shqipëria, për të punuar jashtë vendit. Kryesisht, ata zgjedhin Gjermaninë si një nga vendet që ofron paga të larta dhe kushte pune më të mira për profesionistët e fushës së mjekësisë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Baxi20/02/2020 19:47

Nuk I ka haloperidolat

Shto koment

Denonco