‘Presidenca e vetmja kala e papushtuar’/ Meta: Shqipëria nuk do bëhet as mavi, as mavri, por kuq e zi

‘Presidenca e vetmja kala e papushtuar’/ Meta: Shqipëria nuk do bëhet as mavi, as mavri, por kuq e zi

18:02, 20/02/2020
A+ Aa A-

Presidenti Ilir Meta në konferencën e fundit për mediat deklaroi se maxhoranca e sotme ka frikë nga populli.

Meta u shpreh ndër të tjera se më datë 2 mars, shqiptarët do të lidhin besën, e se Shqipëria nuk do të bëhet as mavi, as mavri, por do të bëhet kuq e zi.

“Të gjitha institucionet janë mavi. Kemi AMA-n që e dini se cfarë përfaqëson, kemi ligjin antishpifje. Kemi anti-KCK me policinë partiake. Ka mbetur presidenti, që nuk ia morën dot pushtetin me anë të mënyrave demokratike dhe duan ta marrin edhe këtë kala. Ka mbetur edhe kjo kala që të bëhet gjithë Shqipëria mavi. Nga ata që e bënë Shqipërinë mavi për 50 vjet me radhë, që nuk është parë asnjëherë.

Ju e dini se kur Rumania rrëzonte regjimin, në Kukës vareshin dy poetë dhe në Sarandë kishte revolta . Shqipëria nuk do bëhet as mavi, as mavri, do të bëhet kuq e zi. Ju ka hyrë tmerri nga populli. Njerëzit kanë shkuar në burg pse nuk kanë paguar faturë dritash, ndërsa këtu vidhet e grabitet. Këtu vidhet sepse kanë krijuar idenë se shqiptarët sikur janë lodhur e dorëzuar, por këta nuk e dinë se ky është popull shqiponjash e shqiponjat do të mblidhen të gjithë këtu më 2 mars për ta bërë Shqipërinë kuq e zi. Unë i ftoj për fëmijët e tyre shqiptarët”, deklaroi Meta.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco