Lajmi i fundit

Investigimi i RAI-t/ Reagon parlamenti italian: Telefonata e Ramës, ndërhyrje e papranueshme në lirinë e medias

Konferenca e jashtëzakonshme/ Meta: Rilindja, organizatë mafioze dhe anti-kushtetuese

Konferenca e jashtëzakonshme/ Meta: Rilindja, organizatë mafioze dhe anti-kushtetuese

17:12, 20/02/2020
A+ Aa A-

Presidenti i republikës, Ilir Meta në një konferencë për mediat që po zhvillohet tani në Presidencë, është shprehur se organizata e Rilindjes kërkon që të rrëmbejë anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, duke minuar këtë të fundit.  

Para një monitori të vendosur në Presidencë, Meta tha se një i tillë dhe më i madh mund të vendoset dhe në Bruksel për të kuptuar se si Rilindja ka vepruar për të zhdukur Gjykatën Kushtetuese.

“Në ditët që vijnë mund të vendosim dhe një më të madh dhe shumë shpejt mund ta vendosim dhe në Bruksel, në anglisht që të kuptojnë perlën e rilindjes, se si një organizatë rrëmben në mënyrë antikushtetuese, antiligjore dhe mafioze, anëtarët e Gjykatës Kushtetuese për të mos pasur më në të ardhmen Shqipëria Gjykatë Kushtetuese por polici antikushtetuese të regjimit të Lleshit”, tha presidenti.

Kreu i Shtetit ftoi më pas këshilltarin e tij ligjor, Bledar Dervisha për të shpjeguar hap pas hapi në bazë të provave të reja se çfarë ka ndodhur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shtetrrumpalle 20/02/2020 17:44

Tu befte pushka top President !

Shto koment

Denonco