Bylykbashi: Rama kërkon të vazhdojë të blejë votat e të përdorë kriminelët

Bylykbashi: Rama kërkon të vazhdojë të blejë votat e të përdorë kriminelët

15:41, 20/02/2020
A+ Aa A-

Ish-deputeti i PD-së, anëtari i Këshillit Politik për reformën zgjedhore, Oerd Bylykbashi ka reaguar pas deklaratave të Damian Gjiknurit.

Këto deklarata u bënë pas tryezës së sotme mazhorancë-opozitë.

Oerd Bylykbashi i është përgjigjur përfaqësuesit të Ramës: Kushtëzim me qëllim bllokimin e Reformës Zgjedhore.

Deklarata e Oerd Bylykbashkit në Facebook:

Deklaratat e sotme të përfaqësuesit të Kryeministrit në Reformën Zgjedhore, nuk janë asgjë tjetër veçse kushtëzim i saj me një qëllim të vetëm: të bllokojnë reformën zgjedhore dhe PS të vazhdoje të blejë vota dhe të përdorë kriminelët.

Qëndrimet e PS në reformë synojnë që vjedhjes së zgjedhjeve t'i vendosin vulën e gjykatësve që kanë vënë nën thundër dhe presion politik me vetingun, siç e thotë troç ODIHR në raportin përfundimtar për 30 qershorin 2019.

OSBE/ODIHR e tha qartë se me 30 qershor 2019 votimet u kryen pa marrë në konsideratë interesin e zgjedhësve për të zgjedhur të lirë dhe në fshehtësi dhe për pluralizëm demokratik.

Opozita e bashkuar, në përputhje me angazhimin e saj publik ka bërë propozime që synojnë të mbrojnë votën e shqiptarëve nga kriminelët dhe të korruptuarit që rrethojnë Edi Ramën.

Propozimi i Opozitës së Bashkuar për një qeveri kujdestare pa Edi Ramën është garancia që masat e reformës zgjedhore nuk mbeten vizatime në letër, por garantojnë realisht interesin e zgjedhësve shqiptarë.

Opozita nuk pranon reformë farsë, por vetëm një reformë zgjedhore të vërtetë!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco