Vasili: Damian Gjiknuri provokon bllokimin e Reformës Zgjedhore!

Vasili: Damian Gjiknuri provokon bllokimin e Reformës Zgjedhore!

14:54, 20/02/2020
A+ Aa A-

Tryeza e sotme për Reformën Zgjedhore duket se është zhvilluar me debate. Në mbledhjen e sotme u diskutua për Kolegjin Zgjedhor Gjyqësor.

Opozita ka parashtruar draftin që parashikon moratorium 4-vjeçar nga vettingu për gjyqtarët e zgjedhjeve.

Ndërkohë, ashtu siç u shpreh Oerd Bylykbashi se ky propozim u prit ashpër nga mazhoramca. Të njëjtën gjë pohon edhe përfaqësuesi i LSI në këtë tryezë.

Petrit Vasili, në një postim në rrjetet sociale shprehet se ‘Damian Gjiknuri provokon bllokimin e Reformes Zgjedhore’.

Reagimi i plotë i Petrit Vasilit:

Damian Gjiknuri provokon bllokimin e Reformes Zgjedhore!

Eshte e qarte qe Gjiknuri dhe Rama kane vetem nje mision te bllokojne reformen zgjedhore.

Gjiknuri kerkon te bllokoje tranparencen e votes se lire dhe te ndershme duke u fshehur pas pallavrave edramiste per reformen ne drejtesi dhe shashkave propagandistike bajate.

Gjiknuri kerkon te pengoje propozimet e opozites se bashkuar per reformen zgjedhore, per pastrimin e zgjedhjeve te ardhshme nga llumi i turpit te dosjes 184 dhe 339.

Gjiknuri e Rama si peng te ‘çunave problematike’ te Dibres dhe te Shijakut kane vetem nje interes ate qe te bllokojne me cdo forme reformen zgjedhore.

Rilindja nuk e bllokon dot reformen zgjedhore edhe sikur ne vend te Gjiknurit te sjelle furgonin e ‘çunave problematike’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco