Teatri që po shembet?! E mrekullueshmja Anisa Markarian ngjitet sonte në skenën e tij

Teatri që po shembet?! E mrekullueshmja Anisa Markarian ngjitet sonte në skenën e tij

14:36, 20/02/2020
A+ Aa A-

E mrekullueshmja Anisa Markarian, ngjitet sot në skenën e Teatrit Kombëtar, në godinën historike që është në fokusin e shembjeve nga qeveria. Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, që nuk resht së ruajturi godinën, ka përgatitur sonte mbrëmjen e radhës dhe ka garantuar mbështetjen e kauzës edhe nga një tjetër emër i spikatur i kinematografisë shqiptare. 

"Sonte ora 20.00, Anisa Markarian rikthehet mes publikut të saj me mall dhe nostalgji, për të mbledhur miqtë artistë e shkrimtarë në mbrëmjen artistike-kulturore "Artistët për Artin". Plot surpriza dhe emocione nën një atmosferë elektrizuese, - njoftoi Aleanca, - bashkë me Vasjan Lamin, Adriana Tolkën, Irma Libohovën, Paola Kostandini Kotanin, Kujtim Vorpsin, Julinda Emirin, Flutura Açkën, Ali Nerjakun, Gert Himën, Denis Himën, Suela Bakon, Gjergj Kaçinarin, fëmijët e Akademisë "Robert Radoja" e të tjerë."


    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Alfons Malo20/02/2020 14:47

    Ju Lumt Artisteve !Por kujdes se erjon veliaj e ka nje pla per t'u gjetur pa pergatitur dhe kur te shikon ju ai e ka bere shesh kete mos e harroni se nqs thote "nuk do e shembim" atehere gatishmira per ta mbrojtur do te jete isa here me shume Te derkjone koken diten e te vrasin naten keta

    Shto koment

    Denonco