Në buxhet mungojnë 260 mln dollarë, Teliti: Kjo është KÇK-ja më e rrezikshme

Në buxhet mungojnë 260 mln dollarë, Teliti: Kjo është KÇK-ja më e rrezikshme

12:13, 20/02/2020
A+ Aa A-

Eksperti i çështjeve ekonomike, njëkohësisht shefi i kabinetit të kreut të PD-së, Dorian Teliti skruan se qeveria Rama ka dështuar totalisht me ekonominë.

Sipas tij, për vitin 2019 në arkën e shtetit mungojnë 260 milionë dollarë.

Reagimi i plotë i Dorian Telitit:

Edi Rama ka dështuar plotësisht me ekonominë. Në fund të qeverisjes së tij kundër interesit publik, ai e ka thelluar gropën e vjedhjes, plaçkitjes dhe skamjes për qytetarët. As të dhënat zyrtare të sapopublikuara nuk e fshehin dot këtë.

Për vitin 2019 mungojnë 260 milionë dollarë në arkën e shtetit. 190 milionë prej tyre mungojnë në dogana dhe tatime, treguesi më i qartë se korrupsioni dhe evazioni fiskal janë në nivele skandaloze.

260 milionë dollarë që i mungojnë arkës së shtetit nga vjedhja e qeverisë së Edi Ramës në çdo qelizë së saj, janë një shumë e përafërt me grantet e ofruara në Konferencën e Donatorëve.

Korrupsioni dhe paaftësia janë arsyeja pse këto 260 milionë dollarë nuk mblidhen dot dhe në vend që të shkojnë për rritje pagash, për rritje pensionesh, për shërbim më të mirë shëndetësor dhe shkolla më të mira, gllabërohen nga pushtetarë grabitqarë.

Këta që na vjedhin me një dorë 260 milionë dollarë janë banda më e rrezikshme e KÇK-së.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco