‘Never Enver’/ Basha: 20 shkurti është dita e forcës dhe kurajës

‘Never Enver’/ Basha: 20 shkurti është dita e forcës dhe kurajës

09:53, 20/02/2020
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, reagoi me një mesazh për 20 Shkurtin, ditën e rrëzimit të bustit të diktatorit Enver Hoxha.

“20 shkurti është dita për të kujtuar me respekt të gjithë ata studentë dhe qytetarë që shembën simbolin e fundit komunist në Europë duke rrëzuar bustin e diktatorit.

Sot ne kujtojmë me krenari duke nderuar çdo shqiptar që në 20 shkurt mposhti frikën e komunizmit.

20 shkurti është dita e forcës dhe e kurajës, dhe hapi i parë në shërbimin ndaj Shqipërisë së lirë dhe demokratike. Sepse çdo shqiptar, si 29 vjet me parë dhe sot ka ende një qëllim madhor: ta bëjmë Shqipërinë si Europa. #20shkurt #DiteMeTeMira” shkruan Basha, me mesazhin në foto: Never Enver.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari20/02/2020 15:20

Jo vetem Rama, por e gjithe klasa politike i ka hequr me radhe nga nje gur themeleve te demokracise ne Shqiperi edhe ti o Lul! Kur kujtoj ate dite dhe shikoj sot o Shqiperi ku je?!! Shembulli me tipik sot eshte sh. Gramoz Ruçi, jo si individ, si Gramoz, por si simbol domethenes. Dje shoku minister i brendshem i diktatures komuniste, me polici, me ushtri, me dhune, me repartin famekeq 326 dhe me enveriste, mbronin ate bust, sot zoti Ruçi, kryetari i Parlamentit "demokratik" dhe bijte e bijat, nipat e mbesat e bllokmeneve dhe pushtetareve te kuq, ne vend qe te kishin marre arratine nga ndeshkimi, sot perseri pushtetare!!! Çfare zhgenjim i madh!! Sot me bindje te plote them: ne 20 shkurt thjesht u rrezua nje bust simbol prej metali i diktatures komuniste, sepse vete diktatori kishte vdekur, por kurre nuk u rrezua vete diktatura! Surretet e vjeter e te diskredituar u zevendesuan me surrete te rinj nga e njejta peme komuniste. Fatkeqesisht, demokracia ne Shqiperi nuk erdhi kurre! Dje ne diktaturen komuniste ata kishin vetem pushtetin, sot ne diktaturen e re kane edhe pushtetin, edhe pasurine edhe parane! Vetem se sot shteti nuk te pengon, nuk te burgos e nuk te vret po te arratisesh nga syte kembet nga ky vend i bekuar nga Zoti e i shkaterruar, i varferuar e i rrenuar nga vete shqiptaret, nga vete politikanet e pushtetaret. Hip njeri e zbrit tjetri, zbrit tjetri e hip njeri, me radhe dhe pa u skuqur, po te njejtet pushtetare apo njerezit e familjeve te tyre. Pra ne 20 shkurt nuk ke se per cfare te festosh. Thjesht u rrezua vetem simboli prej metali i diktatures, por jo diktatura! Nuk eshte liria vetem arratia. Edhe qente e rruges te lire jane! Sot pas 30 vitesh ne, fatkeqesisht, po kerkojme te njejten gje: Liri dhe demokraci. Nje Shqiperi si Evropa! Kjo nuk ka per te ndodhur kurre, por te pakten te behemi republike demokratike si Maqedonia e Veriut apo si Kosova!

Shto koment

Denonco