61 përqind e bizneseve thonë se u kanë ikur punonjësit…/ Shehi: Këtu nuk ke bukë, nuk ke siguri

61 përqind e bizneseve thonë se u kanë ikur punonjësit…/ Shehi: Këtu nuk ke bukë, nuk ke siguri

22:37, 19/02/2020
A+ Aa A-

Largimi i shqiptarëve diskutohet mbremjen e sotme ne Opinion.

Për ish-deputetin Dashamir Shehi ka disa faktorë që ndikojnë në këtë largim.

“Nuk është normal, është një fenomen që është bërë struktural. Pas ‘97 kemi një migracion në vendet fqinje, kishin ikur ata që ishin pa bukë. Pas vitit 97-2004 filloi të ikte pjesa më e studiuar, me selektive. Iknin larg në SHBA, Kanada…

Një që ikte në Kanada shiste shtëpinë, gjatë kësaj periudhe emigracioni ka bërë të kundërtën. Nuk ka sjellë remitanca. Pati një ulje pas vitit 2005, që u ndërpre në vitin 2009. Kishim një ardhje të emigrantëve, nga kriza atje u bë aq keq sa nuk mund të jetonin. Tani në fazën e fundit, përveç emigracionit klasik kemi dhe azilkërkuesit.

Situatë jo normale në Shqipëri, s’ke bukë, s’ke gjë dhe ikin. Që me liberalizimin e vizave dhe kjo i ka shtyrë më tepër ikjet. Shqipëria po vuan një sërë fenomene negative.

Tani në ditët e sotme këtu nuk ka siguri, nëse me vë gjobë një tek biznesi im si mund të rri unë. Mungesa e meritokracisë. Korrupsioni, edhe kjo është një fenomen. Dua të çojë fëmijët në shkollë, sot 12 përqind mendojnë për këtë që fëmijët të kenë sistem më të mirë. Shërbimi shëndetësor etj”. 

Gazetarja Oljana Maloku foli për një studim që është bërë në biznese, ku sipas të dhënave, 61 përqind e tyre kanë deklaruar se kanë patur punonjës që janë larguar nga puna për të emigruar.

Oljana Maloku: Një studim të kryer në janar-shtator të vitit 2019, janë intervistuar 500 biznese (SME).

Janë pyetur nëse ka patur punonjës së larguar për shkak të emigracionit dhe 61 për qind kanë deklaruar se ka patur largime për çështje emigracioni.

Janë afërsisht 306 biznese që kanë deklaruar se ka punonjës të larguar, por nuk dihet numri i personave të larguar. Një vit më parë (2018) vetëm 37 përqind e këtyre bizneseve kanë deklaruar se ka patur largime. Me shqetësuese janë dy qytete, Kukësi dhe Hasi.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco