Rama i jep Carlo Bollinos edhe disa qindra metra sipërfaqe me qira 1 euro

Rama i jep Carlo Bollinos edhe disa qindra metra sipërfaqe me qira 1 euro

22:00, 19/02/2020
A+ Aa A-

Edi Rama ka vendosur ti japë Carlo Bollinos edhe një tjetër sipërfaqe pronë në Tiranë, me qiranë 1 euro.

Gjatë mbledhjes së qeverisë Rama i ka dhënë edhe një tjetër sipërfaqe Bollinos.

Qeveria ka miratuar një shtëse në kontratën e parë, duke i dhënë shoqërisë MTSC nën pronësinë e Carlo Bollinos, shtesën prej 876.2 metrash.

Më poshtë vendimi:

DHËNIEN E MIRATIMIT PËR NJË SHTESË NË KONTRATËN E QIRASË ME TARIFËN 1 EURO/KONTRATA, MIRATUAR ME VENDIMIN NR.642, DATË 2.10.2019, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të aktit normativ me fuqinë e ligjit nr.4, datë 9.7.2008, të Këshillit të Ministrave, ‘Për privatizimin dhe dhënien në përdorim shoqërive tregtare dhe institucioneve shtetërore, të ndërmarrjeve apo objekteve të veçanta, mjeteve kryesore dhe mjeteve të xhiros të këtyre ndërmarrjeve’, miratuar me ligjin nr.9967, datë 24.7.2008, të ndryshuar, dhe në vijim të shkronjës ‘e’, të pikës 5, të vendimit nr.54, datë 5.2.2014, të Këshillit të Ministrave, ‘Për përcaktimin e kritereve, të procedurës e të mënyrës së dhënies me qira, enfiteozë apo kontratave të tjera të pasurisë shtetërore’, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Dhënien e miratimit për një shtesë në kontratën e qirasë me tarifën 1 euro/kontrata, miratuar me vendimin e Këshillit të Ministrave nr.642, datë 2.10.2019, ‘Për dhënien e miratimit për lidhjen e kontratës së qirasë me tarifën 1 euro/kontrata, ndërmjet Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, si qiradhënës, dhe shoqërisë ‘MTSC’, sh.p.k., si qiramarrës, për pasurinë shtetërore ‘Ish-ndërmarrje Metalike ‘Tirana’ (Reparti i Orëve), prona me nr.19, me numër pasurie 7/649, zona kadastrale 8220, në përgjegjësi administrimi të Ndërmarrjes Industriale nr.1, Tiranë’, për sipërfaqen 872.6 m2 në godinën nr.1 kati i dytë, brenda sipërfaqes së pronës, dhënë me qira me vendimin e përmendur më sipër, sipas projektkontratës, planvendosjes dhe planimetrisë bashkëlidhur këtij vendimi.

2. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Ndërmarrja Industriale nr.1, Tiranë, dhe Agjencia Shtetërore e Kadastrës për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në ‘Fletoren zyrtare’.

KRYEMINISTRI

EDI RAMA

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari20/02/2020 08:59

Po normal, Rama dhit e Carlo&Co hane! Rama pirdh e Carlo&Co i marrin ere tek bytha: oh çfare parfumi qe paske o shef! Rama grabit e vidh e Carlo&Co i quajne investime per vendin dhe popullit! Rama gllabero çdo pushtet e Carlo&Co thone qe i takojne se eshte sulltan. Rama perdhuno Kushtetuten e Carlo&Co thone eshte prone e tij. Ja edhe shperblimi i Rames erdhi! Ore, po ai kapterr Peza, paska vdekur? Mos i gezofshin!

Arberi 20/02/2020 08:28

Bokino dhe Rama janë burrë dhe grua flejnë bashkë.

Landi20/02/2020 00:51

Ça te keqe ka ktu? Kamunisti i kristaqit, vjedh tokat e robve, dhe ja fal kamunistit te brigatte rosse !!! Nderkohe qe shqiptaret, duke qene se nuk jane msu ne toka dhe prona, nuk ju bo pershtypje, rrine shofin telenovela turke dhe knoqen me lot Ça ka ktu per çudi ??!!

Londra19/02/2020 23:16

Merrjani prape sa te vije nje qeveri normale e perzereni kete!

Xxxxx19/02/2020 22:36

Kete e ka me KLERING Rama. Ky Bolja me shume po vuan me mesimin e gjuhes se duhet t'i meritoje keto kontrata kleringu

Shto koment

Denonco