Do ta harrosh dosjen 184/ Meta fton Ulsi Manjën: Eja në konferencë ti dëgjosh

Do ta harrosh dosjen 184/ Meta fton Ulsi Manjën: Eja në konferencë ti dëgjosh

20:50, 19/02/2020
A+ Aa A-

Vazhdon përplasja e fortë e Presidencës me maxhorancën, vetëm pak orë pasi Presidenti Meta lajmëroi mbajtjen e një proteste përballë kryeministrisë më 2 mars në mbrojtje të Kushtetutës nga puçi ku po kërkon ta fusë Rama dhe të tijët.

Zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi, i ka ka përcjellë një mesazh të qartë edhe kreut të Komisionit të Ligjeve Ulsi Manja, pasi ky I fundit ironizoi nismën e Presidentit.

‘Ftohet zëdhënësi i Dosjes së Dibrës të marrë pjesë nesër në konferencën e radhës për shtyp në Presidencë, e madje të bëjë pyetje dhe debat para gazetarëve, jo vetëm si kryetar i Komisionit të Ligjeve dhe lider i reformës në drejtësi, por dhe si filozof i paparë që u shfaq sot.

Me qetësi dhe drejtësi!

Deri në 2 mars jemi të bindur se do bashkohesh me mbarë popullin kundër grushtit të shtetit. Se faktet e reja tronditëse do bëjnë të harrohet dhe Dosja 184.

Presidenti të pret nesër në Presidencë, t’i dëgjojë këshillat e tua nga afër. Ai do të trajtojë me më shumë përulësi, se sa e trajtove ti në Komisionin Parlamentar. Të presim!’

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco