Lajmi i fundit

LIVE/ Bylykbashi, Kaso dhe Çupi, konferencë për media në PD

Presidenca i përgjigjet Lleshajt: Qetësohu “Gjenerali” nën poture

Presidenca i përgjigjet Lleshajt: Qetësohu “Gjenerali” nën poture

19:46, 19/02/2020
A+ Aa A-

Presidenti Ilir Meta ka paralajmëruar edhe njëherë kryeministrin Rama se nuk do të humbasë asnjë sekondë në mbrojtje të Kushtetutës. Po kështu i ka dërguar edhe nje mesazh ministrit të Brendshëm të cilin e quan 'Gjenerali me poture'.

Parajmërimi i fundit vjen nëpërmjet zëdhënësit të tij Tedi Blushi që shkruan: ‘Asnjë sekondë për të humbur me "Gjeneralin" nën poture.

Si mund të bëjë moral për Kushtetutën një gënjeshtar që donte të hynte në shkelje të Kushtetutës me kamuflazh në zyrën e ministrit?

Qetësohu “Gjenerali” nën poture: Rendin në 2 mars e garanton Presidenti bashkë me popullin!’

Në një postim më herët, Lleshaj shkruante se është koha për të kornizuar me ligj funksionimin e Presidentit.

“Koha për të kornizuar me ligj funksionimin e institucionit të Presidentit! Prej 20 vjetësh diskutohet dhe harrohet. Por siç po duket deri në dhimbje tanimë, ideja se kreu i shtetit është individ i vetërregullueshëm, ka vdekur! Republika Parlamentare nuk diskutohet, respektohet.

?Fakti që Policia e Shtetit duhet të hyjë në historinë e planetit si e para polici në botë që garanton tubimin antiqeveritar të kreut të shtetit, flet më shumë se një miliardë fjalë për çrregullimin e skajshëm të zotërisë që e ka kthyer Presidentin në një absurditet folklorik,” shkruan ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Populli19/02/2020 20:34

Gjer ne vdekje me Presidentin...

Shto koment

Denonco