Lleshaj e bën rrugë, kërkon të marrë edhe kompetencat e Presidentit

Lleshaj e bën rrugë, kërkon të marrë edhe kompetencat e Presidentit

19:27, 19/02/2020
A+ Aa A-

Pasi kanë ‘rrëzuar’ prokurorinë me nismat e fundit ligjore dhe kanë marrë në dorë kompetencat e drejtësisë, qeveria nuk di të ndalet.

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj reagoi pas komenteve të sotme të Kreut të Shtetit.

Në një postim, Lleshaj thotë se është koha për të kornizuar me ligj funksionimin e Presidentit.

'Koha për të kornizuar me ligj funksionimin e institucionit të Presidentit! Prej 20 vjetësh diskutohet dhe harrohet. Por siç po duket deri në dhimbje tanimë, ideja se kreu i shtetit është individ i vetërregullueshëm, ka vdekur! Republika Parlamentare nuk diskutohet, respektohet.

Fakti që Policia e Shtetit duhet të hyjë në historinë e planetit si e para polici në botë që garanton tubimin antiqeveritar të kreut të shtetit, flet më shumë se një miliardë fjalë për çrregullimin e skajshëm të zotërisë që e ka kthyer Presidentin në një absurditet folklorik', shkruan ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Populli19/02/2020 20:39

O Lesh.. Mos harro gazin qe ke hedhur mbi ppopull...

t19/02/2020 20:18

Ky nuk eshte gjeneral nen poture,por gjeneral qe ka dhjerë ne poture

Shto koment

Denonco