Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Pse Edi Rama është tërbuar me RAI 3?

Një javë në grevë urie/ Basha: Mbështes punonjësit e Poçemit dhe naftëtarët

Një javë në grevë urie/ Basha: Mbështes punonjësit e Poçemit dhe naftëtarët

19:21, 19/02/2020
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka mbështetur grevën që po mbahet prej një jave nga punonjësit e nënstacionit të ujit në Poçem si edhe atë të naftëtarëve të Ballshit, të cilët kërkojnë t’u paguhen pagat e prapambetura.

Basha shprehet se për ta duhet një zgjidhje e menjëhershme teksa akuzon pushtetarët për lojë dhe indiferencë kriminale.

‘Nga 13 shkurti punonjësit e nën- stacionit të pompimit të ujit në Poçem janë futur në grevë urie pasi pretendojnë se nuk kanë marrë 27 muaj rroga.

Mbështes plotësisht punonjësit e rafinerisë së naftës dhe stacionit të pompimit të ujit në Poçem dhe aktet e tyre sublime, përfshirë grevën e urisë. Kërkesat e tyre janë të drejta dhe duhet të gjejnë zgjidhje të menjehershme. Indiferenca dhe loja e pushtetarëve me fatin e tyre është kriminale.’

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco