Elektronika e re në Kuvend kushtoi mbi 60 milionë lekë, do blihen edhe dyer të blinduara

Elektronika e re në Kuvend kushtoi mbi 60 milionë lekë, do blihen edhe dyer të blinduara

18:24, 19/02/2020
A+ Aa A-

Kodi i etikës për t’i bërë të qartë mënyrën sesi duhet të vishen e sillen në sallë, statusi i deputetit, Kushtetuta dhe rregullorja e Kuvendit ndodhen të gjitha këtë kompjuter të vogël në tavolinë e ligjvënësve shqiptarë.

E gjitha është pjesë e teknologjisë së re që Kuvendi ka blerë për t’ua bërë jetën më të lehtë deputetëve. Të kenë para syve dhe përmbajtjen e ligjeve që duhet të votojnë, apo dhe radhën e diskutimeve, për të mos pasur momente të vështira në foltore. Sipas kontratës që disponon A2, teknologjia gjermane e sistemit të ri elektronik të votimit, që po aplikohet që prej fundit të janarit, ka kushtuar 60 milionë e 441 mijë lekë.

Hera e fundit që ishte investuar në këtë sistem ishte në vitin 2007. Krahas lehtësisë për veprimin e deputetëve, Kuvendi e argumenton këtë zgjedhje dhe me ambientalizmin. Sipas një përllogaritje të institucionit, vetëm nga shmangia e printimit të projektligjeve apo dokumenteve të tjera të seancës  do të kursehen në muaj 720 mijë lekë, ose 8 milionë e 640 mijë lekë në vit. E njëjta kompani do të ofrojë në një moment të dytë dhe shërbimin “live stream” të seancës në faqen e Kuvendit.

Të tjera shpenzime që Kuvendi po planifikon të kryejë gjatë këtij viti janë dyert e blinduara për sallën e seancave dhe kryesinë e Kuvendit, me një vlerë prej 50 milionë lekësh.

Tërmeti i nëntorit të kaluar, pezulloi pa afat planet për të pasur një godinë të re të Kuvendit të Shqipërisë që sipas parashikimeve do të kushtonte mbi 11 miliardë lekë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco