Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

Basha: Nuk ka prokuror apo gjykatës të korruptuar që mund të frikësojë opozitën

Basha: Nuk ka prokuror apo gjykatës të korruptuar që mund të frikësojë opozitën

18:04, 19/02/2020
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha reagoi për çështjen e protestuesve të Unazës së Re.

Basha tha se prokuroria e kapur nuk heton vjedhjen, por përndjek dhe merr të pandehur protestuesit e opozitës dhe qytetarët.

“Prokuroria e kapur dhe e bërë palë me vjedhjen, nuk heton dhe ndëshkon hajdutët e 40 milion eurove në aferën e Unazës së Re, por përndjek dhe merr të pandehur qytetarët që protestojnë kundër hajdutërisë dhe babëzisë së qeveritarëve të korruptuar.

Marrja si të pandehur nga prokuroria e përfaqësuesit të opozitës Klevis Balliu dhe të qytetarëve Seit Hajderasi, Lulzim Maqinaj, Ilir Katiraj dhe Elton Skënderaj pse protestojnë për të mbrojtur shtëpitë dhe fëmijët e tyre, është akt politik, për të frikësuar qytetarët që kundërshtojnë arbitraritetin dhe hajdutërinë e Edi Ramës.

Në emër të Partisë Demokratike dua të bëj të qartë se 30 vjet pas rrëzimit të diktaturës nuk ka prokurori politike që mund të ndalë qytetarët e lirë të protestojnë ndaj arbitraritetit të Qeverisë. Nuk ka prokuror apo gjykatës të korruptuar që mund të frikësojë opozitën të jetë përkrahë qytetarëve dhe të denoncojë aferat kriminale e korruptive të Edi Ramës dhe ministrave të tij.

Akte të tilla na dëshmojnë edhe njëherë sesa e drejtë dhe jetike është beteja jonë me korrupsionin dhe krimin e organizuar. Denoncimi dhe reagimi ndaj korrupsionit, lidhjeve të krimit të organizuar me Edi Ramën dhe regjimin e shërbëtorëve të tij, nuk ka për t’u ndalur!” shkruan Basha në FB.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco