Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Donacionet për rindërtimin/ Eksperti: ‘Detyra e qeverisë është të thithë grantet, jo borxhet’

Donacionet për rindërtimin/ Eksperti: ‘Detyra e qeverisë është të thithë grantet, jo borxhet’

17:07, 19/02/2020
A+ Aa A-

Eksperti i ekonomisë Mateo Spaho i ftuar në studion e lajmeve në Fax Neës foli në lidhje me Konferencën e Donatorëve, që u mbajt në Bruksel, ku u mblodhen 1.15 miliardë euro, për rindërtimin e zonave të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

Spaho u shpreh se paratë që do të jepen në formë grantesh do të jepen për projekte, e thënë ndryshe do të lëvrohen sapo të propozohen projektet e duhura.

Por Spaho shtoi se ka dyshime se deri më sot qeveria ka treguar që nuk ka standarde që të thithë këto para, pasi mungojnë burimet e duhura njerëzore.

Më tej ai shtoi se për t’ja dalë mbanë do të ishte mirë që të përftoheshin këto grante realisht, dhe nëse nuk marrim grantet, por borxhet ky është një minus për të ardhmen tonë.

“Ato para që do të jepen në formë granti do të jepen për projekte. E thënë ndryshe janë para që do lëvrohen sapo të jepen projektet e duhura. Shumë vende vetëm nëse projektet do të aprovohen do të lëvrojnë paratë dhe kjo gjë do të ndodhë me faza.

Këto para janë pjesë e disa fondeve. Shqipëria ka pasur çdo vit mundësi të marrë dhjetra miliona euro nga këto fonde, por ka marrë më pak. Sepse cilësia e projekteve të prezantuara ka qenë skadaloze ose në administratë nuk ka burime njerëzore për të promovuar.

Unë kam dyshimet e mia se deri më sot kemi dëshmuar se nuk kemi standarde të thithim këto para, pasi nuk kemi burimet njerëzore të duhura. Akoma më e vështirë është nëse ti do të rindërtosh. Qeveria shqiptare duhet të angazhohet maksimalisht, në sensin afetësive profesionale që ka.

Mos të harrojmë se 70% janë borxhe. E gjithë çështja është nuk duhet ta rrisim nivelin e borxhit në një pikë të tillë që mos ta paguajmë dot. Sado të ulët të jenë normat e interesit ato janë para që fëmijët tanë do ti paguajnë. Grantet janë para të konsumatorëve europianë dhe kontrollohen nga vetë ato, kurse kur merr para borxh i përket qeverisë shqiptarë që ta kontrollojë.

Qeveria shqiptare duhet të ketë shumë kujdes në borxhet që do të marrë dhe të ketë kujdes në shpenzimet, kjo sepse qeveria nuk ka qenë llogaridhënëse sesi i ka përdorur paratë.“- tha Spaho.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco