VIDEO/ 20 shkurti, protestë tek kryeministria

VIDEO/ 20 shkurti, protestë tek kryeministria

16:47, 19/02/2020
A+ Aa A-

Forumi Rinor i Partisë Demokratike ka njoftuar se ditën e nesërme do të organizoje një protestë përpara kryeministrisë, në orën 12.30.

Protesta e 20 shkurtit është një lloj simbolike në përkujtim të shembjes së bustit të diktatorit Enver Hoxha në vitin 1991, e cila zhvillohet për çdo vit.

Të rinjtë e FRPD kanë përgatitur edhe një video ilustruese të cilën e kanë quajtur ‘Arritjet e Edi Ramës’.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari19/02/2020 17:24

Per cfare e festoni 20 shkurtin? Eshte zhgenjimi dhe mashtrimi me i madh per shqiptaret! Ne 20 shkurt 1991 shqiptaret rrezuan vetem bustin prej bronxi te diktatorit por jo "piedestalin e diktatures". Ai pidestal diktaturash mbeti i madherishem, i parrezuar dhe i pandryshuar, ku sot pas 29 vitesh në ate piedestal jane po te njejtet diktatore por me surrete dhe stile te ndryshme te kamufluara si demokratike. Shqiptaret rrezuan thjesht nje cope metal simbolik, por jane perseri aty ku ishin. Dje kishim kryetare komitetesh ekzekutive me nje rroge te kohes njesoj me mesuesin dhe mjekun, qe nuk guxonin te merrnin 1 qindarke nga arka e shtetit. Sot kemi kryetare bashkish me qindra e miliona euro e me vila lluksoze nga vjedhjet me tendera e PPP. Dje kishim deputete qe hanin pshesh me qumesht e buke me gjize e me presh, sot i kemi miliardere, oligarke, hajdute e te pandere. Dje kishim ministra e drejtore me rroga shteti, por qe hanin burgun per cdo qindarke te humbur, per cdo deshtim, per cdo mosrealizim apo abuzim. Sot ministrat e drejtoret jane miliardere, te shkelin me kembe, te vjedhin diten me diell dhe askush nuk guxon qe ti preke. Nuk i numeroj dot te keqiat qe solli ketij populli vetem rrezimi e bustit simbol te diktatorit komunist dhe jo i rrezimit te diktatures. Shembulli me flagrant, tallja me e madhe dhe ironia me qesharake sot eshte qe rrezimin e bustit te diktatorit po e feston kryetari i Parlamentit z. Gramoz Ruçi, ai qe ne 20 shkurt 1991, si minister i brendshem i diktatures, e mbronte me dhune dhe me arme rrezimin e atij busti! Atij i doli me mire ne fakt, periudha pas rrezimit te bustit. Do ishte apo nuk do ishte me minister, sepse ajo ministri i hante kokat e veta. Sot edhe ai eshte nje miliarder. Festojeni o shqptare rrezimin e nje cope metal!

Shto koment

Denonco